Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën E Enjte datë 25.09.2025 ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:
Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 04.08.2025 sipas ligjit Nr.8480 datë, 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.
3. Pr/Vendim: “Për deklarimin e mbarimit para kohe të mandatit të Këshillitarit Bashkiak Z. Erkan Hoxha”.
4. Pr/Vendim: “Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
5. Diskutime jashtë rendit të ditës.
Grafiku i mbledhjeve të komisioneve
Nr. | Komisione | Dita | Data | Ora |
1. | Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe Strehimit | E Martë | 23.09.2025 | 10:00 |
2. | Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes Civile | E Martë | 23.09.2025 | 10:30 |
3. | Komisioni i Ҫështjeve ligjore | E Martë | 23.09.2025 | 11:00 |