Njoftim për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e Hënë datë 04.08.2025 ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:
Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 25.06.2025 sipas ligjit Nr.8480 datë, 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.

  1. Pr/Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Qershor 2025”.
  2. Pr/Vendim: “Për miratimin e listës së përfituesve dhe masën e subvencionimit të interesave të kredive për individë/familje që përfitojnë banesa me kosto të ulët me kredi të lehtësuar nga shteti ”.
  3. Projektvendim: “Për një ndryshim në Buxhetin e Bashkisë miratuar me VKB-në nr.76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër, i ndryshuar”.
  4. Pr/Vendim: “Për miratimin e kërkesës për transferimin të 89.65% të aksioneve të “Duhan Cigare” sh.a nga Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit në pronësi të Bashkisë Shkodër ”.
  5. Pr/Vendim: “Për përditësimin e VKK Rrethina nr.43, datë 20.10.2010 “Për miratimin e listës së pronave të paluajtshme shtetërore në Komunën rrethina, inventarizimin dhe miratimin e kërkesës për transferim në pronësi të Bashkisë Shkodër”.
  6. Projektvendim:“Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
  7. Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1.Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe StrehimitE Mërkurë30.07.202510:00
2.Komisioni i Ҫështjeve ligjoreE Mërkurë30.07.202510:30
3.Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes CivileE Mërkurë30.07.202511:00
4.Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve PublikeE Mërkurë30.07.202511:30
Njoftimi i mbledhjes.