Të nderuar këshilltarë,
Në mbështetje të të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën Enjte, datë 26 Tetor, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:
- Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Shtator 2023”.
- Pr/ Vendim: “Për emërimin e Drejtorit të Teatrit Migjeni”
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e Rregullores për menaxhimin e mbetjeve të ngurta urbane (MNU) Bashkia Shkodër”
- Pr/Vendim: “Për caktimin e disa kundërvajtjeve administrative dhe sanksionin që vendoset për to, në territorin administrativ të Bashkisë Shkodër”
- Pr/Vendim: “Për dhënien në përdorim, pa kundërshpërblim të një sipërfaqe prej 602 m²(kati parë) dhe 602 m²(kati dytë) objekti “ish Konvikti Safet Spahiu”, në favor të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër, shoqëri aksionare me ofertë publike, me qëllim vazhdimin e ofrimit të shërbimeve rajonale dhe vendore për qytetarët e Qarkut Shkodër”
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e vlerës maksimale të subvencionimit të qirasë dhe të nivelit të qirasë mesatare në treg të lirë për vitin 2023”
- Pr/Vendim: “Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
- Pr/ Vendim: Për disa ndryshime në VKB nr.27, datë 01.06.2016 “Për ngritjen e këshillit artistiko-kulturor, shpërblimin e anëtarëve të tij dhe miratimin e rregullores së financimit të projekteve kulturore, artistike, sportive dhe rinore në Bashkinë Shkodër Shkodër”, i ndryshuar.
- Pr/ Vendim: “Për shtesë në buxhetin e vitit 2023 e miratuar me VKB Nr.71 datë 27.12.2022 “ Për miratimin e Buxhetit të vitit 2023 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2023-2025 të Bashkisë Shkodër”
- Pr/ Vendim: “Për miratimine kërkesës për transferimin në pronësi të “Agjencia Rrenc”me nr.pasurie 19/2, ZK 3168, indeks hartë K-34-64-(210-B), me sipërfaqe prej 31,165m², nga Ministria e Mbrojtjes tek Bashkia Shkodër”.
- Pr/ Vendim: “Për krijimin e komisionit të përkohshëm të Këshillit bashkiak Shkodër,për hartimin e rregullores “Për kriteret dhe proçedurën e dhënies së titujve vendorë të nderit dhe vendosjes së emërtesave të rrugëve, shesheve, territotoreve, institucioneve dhe objekteve në juridiksionin e Bashkisë
- Diskutime jashtë rendit të ditës.
Grafiku i mbledhjeve të komisioneve
Nr. | Komisione | Dita | Data | Ora |
1 | Komisioni për çështjet ligjore | E merkure | 25.10.2023 | 11:00 |
2 | Komisioni i buxhetit | E merkure | 25.10.2023 | 12:00 |
3 | Komisioni i rinisë dhe sportit | E merkure | 25.10.2023 | 13:00 |
4 | Komisioni i kulturës | E merkure | 25.10.2023 | 14:00 |
5 | Komisioni i shërbimeve sociale | E merkure | 25.10.2023 | 15:00 |