Njoftim për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, vendimit Nr.60, datë 28.12.2020, për miratimin e rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, ditën e hënë, datë 30.09.2024 ora.17:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Projektvendim : “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Korrik 2024”.
  2. Projektvendim : “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Gusht 2024.
  3. Projektvendim : “Për miratimin e rishpërndarjes së fondit të zërave nga shpenzime korrente tek projektet e investimeve brenda të njëjtit program për vitin 2024” (P.Bashkiake, blerje karrotreci)
  4. Projektvendim: “Për miratimin e nivelit të pagave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar, të nëpunësve civil të punonjësve administrativë të Bashkisë dhe institucioneve të varësisë”.
  5. Projektvendim: “Për një shtesë dhe ndryshimnë VKB Nr.55 datë 29.12.2023 ” Për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2024-2026 të Bashkisë Shkodër ” , i ndryshuar.(Ndryshim Nr. i punonjësve)
  6. Projektvendim:“Për një shtesë dhe ndryshim në VKB Nr.55 datë 29.12.2023 ” Për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2024-2026 të Bashkisë Shkodër” , i ndryshuar( Menaxhim i infrastruktures së kullimit dhe ujitjes).
  7. Projektvendim:“Për një shtesë dhe ndryshim në VKB Nr.55 datë 29.12.2023 ” Për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2024-2026 të Bashkisë Shkodër”, i ndryshuar (rikonstruksion i banesave sociale/ndërtim strehëza e qenëve).
  8. Projektvendim:“Për miratimin e rishpërndarjes së fondit brenda të njëjtit program për vitin 2024”(Blerje pushke CO2 për klinikën në strehëz).
  9. Projektvendim: “Për miratimin e udhëzuesit të aplikimit për zbatimin e skemës se granteve”.
  10. Projektvendim:“Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Shkodër, së bashku me dokumentacionin tekniko ligjor për akordimin e ndihmës financiare për familjen e znj. Merita Sheqeri, z. Fatbardh Beqiri, znj. Semiha Çelepija, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga zjarri
  11. Projektvendim: “Për miratimin e vlerës maksimale të subvencionimit të qirasë dhe të nivelit të qirasë mesatare në treg të lirë për vitin 2025”.
  12. Projektvendim:“Për miratimin e planit lokal të menaxhimit të integruar të mbetjeve të ngurta urbane, Bashkia Shkodër 2024”.
  13. Projektvendim: “Për strehimin emergjent të familjes Bejtja në njësitë e banimit tek Banesat Sociale me qira pranë qendrës komunitare ” Për Familjen” nr. 6 (Ish konvikti i shkollës Pyjore)”.
  14. Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe StrehimitE merkure25/09/202410:00
2Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes Civile.E merkure25/09/202410:30
3Komisioni i Bujqësisë Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave dhe Mbrojtjes së MjedisitE merkure25/09/202411:00
4Komisioni i Çështjeve ligjore.E merkure25/09/202411:30
5Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike.E merkure25/09/202412:00
Njoftimi i mbledhjes.