Në zbatim të programit social të strehimit “Banesa me kosto të ulët” me instrumentin financiar “Subvencionimi i interesave të kredisë, të lehtësuara nga shteti”, të ligjit nr. 22/2018 “Për Strehimin Social”, i ndryshuar, VKM-së nr. 384, datë 12.6.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore” dhe VKM-së nr. 453, datë 3.7.2019 “Për masën e subvencionit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuara nga shteti”, i ndryshuar, në përmbushje të detyrimeve ligjore, Bashkia Shkodër ka shpallur në faqen zyrtare web të internetit www.bashkiashkoder.gov.al listën e aplikuesve për verifikim dhe ka vijuar me procedurën e njoftimit shkresor për të gjithë aplikuesit, për plotësimin dhe dorëzimin e dokumentacionit pranë sporteleve të Zyrës me Një Ndalesë të bashkisë.
Nisur nga informacionet, komunikimet, raportimet dhe kërkesat e aplikuesve/qytetarëve, për shkak të vonesave të institucioneve përkatëse në lëshimin e dokumentacionit të kërkuar nga aplikantët përmes platformës qeveritare online e-Albania, janë shkaktuar vonesa në respektimin e afateve kohore për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm.
Për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve njoftojmë shtyrjen e afatit kohor deri me datë 25.06.2025 për plotësimin dhe dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar pranë sporteleve të Zyrës me Një Ndalesë.
Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin!