Në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” i ndryshuar; ligjit nr. 22/2018 “Për Strehimin Social”, i ndryshuar, VKM-së nr. 384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore, “VKM -së nr. 453, datë 3.7.2019 “Për masën e subvencionit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuara nga shteti”, i ndryshuar.
Njoftojmë të gjithë qytetarët e interesuar të Bashkisë Shkodër për t’u trajtuar me strehim, se duke filluar nga data 03.09.2025, fillojnë aplikimet për të përfituar nga programi social i strehimit “Banesa me Kosto të Ulët”, instrumenti financiar “Subvencionimi i interesave të kredive ”.
Aplikimet do të kryhen online në portalin qeveritar E-Albania dhe do të jenë të hapura deri me datë 31.10.2025.
Kushtet, procedurat dhe dokumentacioni për të përfituar nga programet sociale të strehimit janë:
Në zbatim të VKM-së nr. 384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”, , përcaktohen kriteret dhe procedurat për të përfituar strehim sipas çdo program, “VKM -së nr. 453, datë 3.7.2019 “Për masën e subvencionit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuara nga shteti”, i ndryshuar.
Kushtet që duhen plotësuar për të përfituar nga instrumenti financiar “Subvencionimi i interesave të kredive ” janë:
Të jetë banor i Bashkisë Shkodër;
Të ketë mbushur moshën 18 vjeç;
Të mos ketë/disponojë banesë në pronësi ose të zotërojë një sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, sipas përcaktimeve ligjoreose ka mbetur i pastrehë për shkaqe të përcaktuara në ligj;
Ka të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar pagesat e kredisë që ofrohen nga institucionet financiare.
Procedurat për të përfituar nga programet sociale të strehimit janë:
Faza e parë:
Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga ky program, sipas ligjit nr. 22/2018 “Për Strehimin Social”, i ndryshuar. Përfshirja në programet sociale të strehimit bëhet nëpërmjet paraqitjes së kërkesës on-line në portalin unik qeveritar “e-Albania” /nëpërmjet strukturës përgjegjëse për strehimin të njësisë së vetëqeverisjes vendore të vendbanimit të aplikantit pranë Z1N me asistencën e specialistit të zyrës së strehimit pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore për personat me paaftësi /pamundësi aksesi në rrjetin e komunikimeve elektronike.
Faza e dytë:
Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata individë/familje që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me këtë program. Familjet që rezultojnë të përzgjedhura nga faza e parë e aplikimit, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga momenti i njoftimit nga Struktura përgjegjëse e Strehimit, paraqesin nëpërmjet platformës e-albania në dritaren “Kërkesa për programet sociale të strehimit social”/nëpërmjet strukturës përgjegjëse për strehimin të njësisë së vetëqeverisjes vendore të vendbanimit të aplikantit pranë Z1N, dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar në vendimin nr. 384 datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit, dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”
Struktura përgjegjëse për strehimin në bashki klasifikon kërkesat sipas sistemit të pikëzimit, të miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak dhe realizon shqyrtimin e dokumentacionit të paraqitur nga çdo aplikues, si dhe në vijim dërgon për vlerësim dhe shqyrtim të mëtejshëm pranë Komisionit të Strehimit.
Pas vlerësimit dhe shqyrtimit nga Komisioni i Strehimit, struktura përgjegjëse për strehimin në bashki dërgon për miratim në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, listën e përfituesve për secilin program social të strehimit që zbaton.
Çdo aplikues që nuk ka përmbushur kriteret për të qenë pjesë e listës përfituese, njoftohet nga struktura përgjegjëse për strehimin në bashki dhe mund të paraqesë ankim pranë Kryetarit të Bashkisë dhe Gjykatës kompetente.
Lista e dokumentacionit të nevojshëm është:
Për të dhënat personale:
- Çertifikata e lindjes së aplikantit/ certifikatë personale/(gjenerohet elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania); kopje kartë identiteti
- Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetqeverisjes vendore, ku kërkohet strehim social, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit;
Për vërtetimin e kushteve të banimit:
- Vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) për pronat që disponohen ose jo në emër të secilit anëtar madhor të familjes (për të gjithë territorin e Shqipërisë)(gjenerohet elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania);
- Vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës për secilin nga anëtarët madhorë të familjes që nuk kanë kryer asnjë transaksion për tjetërsimin e pronësisë, të paktën në 5 vitet e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi to ka humbur për shkak të forcës madhore. (gjenerohet elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania);
- Vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) për sipërfaqen e pronës që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit (gjenerohet elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania);
- Vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) të vendit të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret për strehim, për çdo anëtar madhor të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
- Akt-verifikimi nga Bashkia për:
- Banesat në rrezik shembjeje;
- Rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore;
- Banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit;
- Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;
- Akt-verifikimi nga struktura përgjegjëse për strehimin në bashki për familjet e minoritet kombëtar Rom dhe Egjiptian, që banojnë në banesa individuale ose struktura, që nuk klasifikohen si banesë.
Për vërtetimin e kushteve familjare:
Çertifikatë familjare (gjenerohet elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania);
- Vendim i gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.
Për vërtetimin e kushteve sociale: - Vërtetim i Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar (KMCAP), për individë me aftësi ndryshe,
- Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit;
- Dokument që vërteton që ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara;
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve:
- Vërtetim nga Policia e Shtetit;
- Vërtetim nga Garda e Republikës;
- Vërtetim nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm;
- Vërtetim nga Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit;
- Vërtetim nga Forcat e Armatosura;
- Urdhër mbrojtje apo urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje, lëshuar nga gjykata;
- Vërtetim nga Qendra Kombëtare e Shërbimit të Përkujdesit Shoqëror për viktimat e dhunës në familje:
- Vërtetim nga strukturat e shërbimit social, qendrave sociale dhe të rehabilitimit për viktimat e dhunës pranë njësive të qeverisjes vendore.
- Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket minoritetit kombëtar Rom apo Egjiptian;
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për familjet e minoritetit kombëtar Rom;
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;
- Vendim të organit kompetent si viktimë e orientimit seksual ose identitetit gjinor për ndividin që i përket komunitetit LGBTI;
- Dokument zyrtar të celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja;
- Vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë- nënë
Për vërtetimin e kushteve ekonomike:
- Vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilave, duhet t`i bashkëlidhen dokumente zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikuesit e të personave të tjerë madhorë të familjes, që janë në marrëdhënie pune. /vërtetim page për 3 muajt e fundit (gjenerohet elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania).
- Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore dhe e Instituti i Sigurimeve Shoqërore për derdhjen e kontributeve për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes (gjenerohet elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania);
- Vërtetim nga Zyra e Ndihmës Ekonomike të bashkisë për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi ndryshe (sigurohet nga Bashkia);
- Vërtetim për të ardhurat vjetore të bisnesit për përsonat e vetëpunësuar/Pasqyra financiare për vitin kalendarik të shkuar për personat e vetëpunësuar e njehsuar nga Drejtoria Rajonale Tatimor
- Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Punësimit për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë (gjenerohet elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania);
- Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për personat në pension (gjenerohet elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania).
Aplikimi i kryer nga aplikuesi, duhet të depozitohet pranë Zyrës më Një Ndalesë, Bashkia Shkodër.
Person kontakti është:
Norbert Toma, specialist i strehimit, Sektori i Përfshirjes Sociale dhe Strehimit, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale.
email: sherbimetsociale@bashkiashkoder.gov.al