Në mbështetje të VKM-së Nr 666 datë 10.10.2019, të Këshillit të Ministrave “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave dhe pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, i ndryshuar VKM Nr.511 datë 27.02.2022 për vitin shkollor 2025-2026”, Bashkia Shkodër njofton të gjithë nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet arsimore publike do përfitojnë bursë në përputhje me kuotat dhe kriteret e vendosura nga qeveria.
Nxënësit, shtetas shqiptarë, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet publike përfitojnë bursë brenda kuotave dhe kritereve për vitin 2025-2026 si më poshtë vijon:
- Sipas kriterit ekonomik
- Sipas rezultateve të arritura
- Nxënësit jashtë kriterit ekonomik
- Nxënësit sipas degëve parësore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe vendbanimit të përhershëm
- Nxënësit të cilët kanë përfituar Bursë në vitin e parë (klasa 10), me Vendim të Këshillit Bashkiak ku ato kanë vendbanimin e përhershëm të cilëve nuk u ndryshojnë kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës, përfitojnë bursë.
- Nxënësit e shkollave profesionale, të cilët ndjekin vitin e dytë në drejtimet mësimore bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit, dhe nxënëset (vajza), sipas shkronjës “f”, të pikës 2.3, të cilët kanë përfituar bursë në vitin e parë dhe në vitin shkollor paraardhës nuk rezultojnë mbetës, përfitojnë bursë.
Dorëzimi i dokumentacionit për kriteret e mësipërme, dorëzohet pranë sekretarive të shkollave, deri më datën 14 Tetor 2025.
SHËNIM: Dokumentat që do të paraqiten duhet të jenë origjinale ose të njehësuara me origjinalin.