Njoftim

Në zbatim të programit social të strehimit “Banesa Sociale me Qira” me instrumentin financiar “Subvencionimi i qirasë në tregun e lirë”, referuar ligjit nr. 22/2018 “Për Strehimin Social”, i ndryshuar, VKM-së nr. 384, datë 12.6.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore” dhe VKM-së nr.362, datë 29.5.2019, “Për kriteret e dhënies së subvencionit të qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi në subvencionimin e qirasë në tregun e lirë” në përmbushje të detyrimeve ligjore, ju dërgojmë për publikim njoftimin për shpalljen e përfituesve sipas VKB-së nr.7, datë 30.01.2025 “Për miratimin e listës së përfituesve dhe vlerës së subvencionit të qirasë për ato individë /familje që nuk përballojnë qiranë e tregut të lirë për vitin 2025”.

Bashkëngjitur lista e përfituesve sipas VKB-së nr.7, datë 30.01.2025 “Për miratimin e listës së përfituesve dhe vlerës së subvencionit të qirasë për ato individë /familje që nuk përballojnë qiranë e tregut të lirë për vitin 2025”.

[Shkarko listën]