Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Shkodër, në kuadër të Projektit “Rikonstruksioni dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore në zonën turistike të Velipojës, Shkodër”, me financim nga Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) dhe Bashkimi Europian (BE), si dhe në kuadër të marrëveshjes datë 19.10.2023 të funksionimit dhe mirëmbajtjes për “Rehabilitimin e rrugës lidhëse Pulaj – Rruga Kombëtare Shkodër – Velipojë”, organizojnë me datë 28.08.2024 censusin dhe inventarin e aseteve të personave që preken nga zhvillimi i këtij projekti.
Projekti do të jetë vazhdim i urës së re mbi Lumin Buna në kufirin Shqipëri – Mali i Zi. Ai do të lidhë urën e re mbi Bunë me rrugën nacionale Shkodër – Velipojë, Ndërhyrja parashikon zgjerimin e rrugës rurale ekzistuese në fshatin Pulaj.