Njoftim

Në zbatim të Ligjit 20/2025 “Për Paketën e Maleve” neni 10,pika 1 , Bashkia Shkodër kryen afishimin publik për një afat 45 (dyzet e pesë) ditor në ambientet e Z1N, në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, në ambjentet e NJA Shalë dhe fshatrat Theth dhe Ndërlysaj.

Qytetarët kanë të drejtën e tyre për të paraqitur ankesat ose pretendimet me shkrim nëse ka për pasuritë objekt trajtimi.

Afishimi përmban listën e subjekteve me sipërfaqet respektive, përshkrimin e vendndodhjes së tyre dhe shoqërohet nga planet e rilevimit përkatëse.