Kërkesë për shtyrje afati për shpalljet e Teatrit “Migjeni”

Bashkia Shkodër me datë 15.07.2025, ka shpallur ftesën e hapur për aktivitetet “Projekte Artistike për Teatrin Migjeni” dhe shfaqje për fëmijë.
Në vijim të procesit të shpalljeve të hapura dhe me qëllim që të garantojmë një pjesëmarrje sa më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse, kërkojmë shtyrjen e afatit të aplikimeve deri në zhvillimin e mbledhjes së ardhshme të Këshillit Artistik, e cila do të mbahet në muajin shtator.