Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Ditën e Hapur/Sesionin Informues si dhe në Trajnimin mbi Ciklin e Menaxhimit të Projekteve, të organizuara në kuadër të Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile. Programi ReLOaD3, i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD), synon fuqizimin e shoqërisë civile dhe rritjen e transparencës në përdorimin e fondeve publike në nivel vendor, përmes një qasjeje të bazuar në projekte dhe nevoja lokale.
Me qëllim mbështetjen e OShC-ve për përgatitjen dhe paraqitjen e aplikimeve cilësore, në përputhje me kriteret e Udhëzuesit të Thirrjes, do të organizohen aktivitetet e mëposhtme:
Dita e Hapur / Sesioni Informues
Datë: 22 Dhjetor 2025
Vendi: Salla e mbledhjeve, Bashkia Skodër (zyra e OSBE)
Trajnimi: “Cikli i Menaxhimit të Projekteve”
Datat: 22 – 23 Dhjetor 2025
Vendi: Salla e mbledhjeve, Bashkia Skodër (zyra e OSBE)
Aktivitetet do të zhvillohen sipas axhendës së bashkëlidhur dhe janë të hapura për të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në Thirrjen Publike.
Pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në një proces aplikimi më të informuar dhe më cilësor.
