Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin artistiko-kulturor “Festivale të Artit Audiovizual”.
Ky projekt kërkon të eksplorojë lidhjet mes artit bashkëkohor e kinemasë dhe ta vendosë atë përballë publikut shkodran e më gjerë duke sjellë në Shkodër filma të realizuar nga artistë e regjizorë shqiptare dhe të huaj, dokumentarë mbi artin bashkëkohor, filma me metrazh te gjatë dhe te shkurter, filma eksperimental e video art, takime me artistë e kuratorë, profesionistë dhe dashamirës të kinematografisë dhe artit etj.
Projekti duhet të zhvillohet gjatë muajit Qershor 2024.
Qëllimi i projektit:
Të ruajë fokusin mbi spektatorin e vëmendshëm ndaj filmit dhe video artit por duke e pasuruar festivalin me kontribute të tjera, të çoje dialogun me qytetin në nje stad të ri perfshirjeje edhe që e bëjnë atë tërheqës për një publik mbarëkombëtar e ndërkombëtar.
Kriteret që kërkohen për organizimin e këtij festivali:
- Subjekti duhet të ketë eksperiencë në organizimin e eventeve të ngjashme;
- Subjekti duhet të jetë i njohur në rrethin artistik dhe më gjërë;
- Repertori që do shfaqet për spektatorin duhet të ketë filma të realizuar nga artistë e regjizorë shqiptare dhe të huaj, dokumentarë mbi artin bashkëkohor, filma me metrazh te gjatë dhe te shkurtër, filma eksperimental e video art.
Aplikimi:
Të drejtën për të aplikuar e kanë:
- Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari në një nga fushat artistike,kulturore;
- Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi;
- Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 03.05.2024 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.
Data e fundit e aplikimeve datë 17. 05.2024.
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datë 21.05.2024.
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 22.05.2024.
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokoll, pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.
Fondi limit është 1,500,000 lekë.
Kriteret e kërkuara:
- Operatori që merr përsipër realizimin e këtij Festivali të Artit Audiovizual, duhet të ketë mbi 5 vite eksperiencë në zhvillimin e aktiviteteve artistiko-kulturore.
- Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla;
- Operatori duhet të ketë bashkëpunime artistike të nivelit të lartë.
- Vlerësohet cilësia artistike e projektit dhe zbatimi i kritereve të vendosura.
Kritere të tjera:
- Aktivitetet do të mbahen në territorin e Bashkisë Shkodër gjatë muajit Qershor 2024.
- Ai duhet të jete i shtrirë në të paktën 5 ditë gjatë kësaj periudhe.
- Festivali preferohet të zhvillohet në oraret e paradites dhe pasdites, në institucione publike dhe jo puplike të artit dhe kulturës.
- Repertori duhet të përmbajë filma të realizuar nga artistë e regjizorë shqiptare dhe të huaj, dokumentarë mbi artin bashkëkohor, filma me metrazh te gjatë dhe te shkurter, filma eksperimental e video art.
- Preferohet realizimi i takimeve me artistë e kuratorë, profesionistë dhe dashamirës të kinematografisë dhe artit etj.
- Preferohet pjesëmarrja e artistëve dhe profesionistë të njohur të fushës, në mënyrë që aktivitetit te ketë impakt tek spektatori dhe në media.
- Subjekti duhet të marrë përsipër promovimin e aktivitetit, përmes banerave, ftesave, njoftimit në media etj. Promovimi i aktivitetit duhet të shpërndahet minimumi 10 ditë para fillimit të tyre, ku qartazi duhet të shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Shkodër.
- Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e Kulturës, në Bashkinë Shkodër.