Ftesë e hapur për organizimin e aktivitetit “Valorizimi dhe mbrojtja e trashëgimisë së zonave malore”

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për organizimin e aktivitetit “Valorizimi dhe mbrojtja e trashëgimisë së zonave malore”.

Përshkrimi i projektit:

Zona e Alpeve është një nga destinacionet më atraktive të territorit të Bashkisë Shkodër e më gjërë. Kjo zonë ofron mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e shumë llojeve të turizmit malor dhe të aventurës. Vitet e fundit Thethi është konsoliduar mjaft mirë si destinacion turistik malor dhe zhvillimi i turizmit aty është në rritje. Me ndryshimin e reformës territoriale administrative dhe kalimin e atij territori nën administrimin e Bashkisë Shkodër lindnevoja e një promovimi më të organizuar në mënyrë që të rritet akoma më shumë numri i vizitorëve jo vetëm nëTheth, por edhe në zonat e tjera. Me anë të organizimit të një feste duam të promovojmë zonën e Alpeve si destinacion turistik tek vizitorët vendasdhe të huaj. Të nxisim bashkëpunimin me operatorët turistik vendas dhe të rajonit si dhe me rrjetin e hotelerisë dhe restoranteve të zonës.

Qëllimi i projektit:
Promovimi i vlerave natyrore dhe kulturore të zonës së Alpeve.

Aplikimi:

  1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko – sportive;
  2. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
  3. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 21.05.2024
Data e fundit e aplikimeve 04.06.2024
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 06.06.2024
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 07.06.2024.
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

Fondi limit është 900.000lek.

Kriteret e kërkuara:

  1. Operatori që merr përsipër realizimin e“Valorizimi dhe mbrojtja e trashëgimisë së zonave malore”, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve të këtij lloji.
  2. Operatori duhet të ketë në CV – në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.
  3. Vlerësohet cilësia e projektit.

Kritere të tjera:

  1. Duhet të parashikohet promovimi i atraksioneve turistike nëpërmjet organizimit të tureve të ndryshme.
  2. Në projekt duhet të parashikohet zhvillimi i nje aktivitet artistik:
    a) Muzika të jetë folklorike shqiptare.
    b) Grupi i valltarëve të përbëhet nga jomë pak se 8 persona.
    c) Të jenë të veshur me kostume popullore.
    d) Të performojnë vallet karakteristke të zonës.
  3. Duhet të sigurohet transporti i minimumi 100 personave.
  4. Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit, përmes banerave, mediave sociale, reklamave televizive etj. në koordinim me Drejtorinë e Turizmit, ku qartazi duhet të shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Shkodër.
  5. Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e Turizmit.

Shkarko Formularin.