Ftesë e hapur për organizimin e aktivitetit “Lojra Popullore Fest”

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për organizimin e aktivitetit “Lojra Popullore Fest”.

Përshkrimi i projektit:

“Lojra Popullore Fest” është një aktivitet me karakter social-kulturor për të rinjtë i cili synon jo vetëm të pasurojë jetën e të rinjve por edhe ti njohë ata me traditat tona kombëtare nëpërmjet këngëve, valleve dhe lojrave popullore duke promovuar paqen, tolerancën dhe miqësinë në mes të trupave pjesëmarrëse. “Lojra Popullore Fest” gjithashtu synon që të pasurojë jetën e të rinjve duke i angazhuar ato në identifikimin e vlerave njerëzore, vlerave folklorike kombëtare e ndërkombëtare. Vetë të rinjtë konkurojnë me performancë me lojra popullore, këngë e valle të traditave kombëtare dhe etnografike. Projekti nxit gjithashtu rininë për promovimin e vlerave turistike.

Qëllimi i projektit:

Të pasurojë jetën social kulturore të të rinjve nëpëmjet perfomimit të këngëve, valleve dhe lojrave popullore dhe të promovojë gjtiashtu traditat e të gjitha njësive administrative të Bashkisë Shkodër dhe me tej.

Aplikimi:

Të drejtën për të aplikuar e kanë:

  1. Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko – sportive;
  2. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
  3. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë: 27/09/2024
Data e fundit e aplikimeve: 11/10/2024
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën: 14/10/2024
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë: 15/10/2024
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

Fondi limit është 500.000 ALL

Kriteret e kërkuara:

  1. Operatori që merr përsipër realizimin e Lojra Popullore Fest, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve të këtij lloji.
  2. Operatori duhet të ketë në CV – në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.
  3. Vlerësohet cilësia artistike e projektit.

Kritere të tjera:

  1. Duhet të sigurohet pjesëmarrja e të paktën 10 trupave.
  2. Preferohen bashkëpunimet me operatorë/organizata të rajonit si Kosovë, Mali i Zi, etj. për sigurimin e pjesëmarrjes së trupave nga këto vende.
  3. Duhet të montohet një skenë me standarte të larta: përmasat – 12mx3m, lartësia 1m, forma në përshtatshmëri me aktivitetin.
  4. Fonia do të jetë 30000 wat. Amplifikim për 2000 persona. Mikser shumë kanalesh, 2 mic wirless, 2 mic kabllor.
  5. Të sigurohet transporti i materialeve dhe personave që do të jenë pjesë e aktivitetit.
  6. Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit, përmes banerave, mediave sociale, video – promove, reklamave televizive etj. në koordinim me Drejtorinë e Turizmit, ku qartazi duhet të shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Shkodër.
  7. Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e Turizmit.

Shkarko formularin.