Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin “KUPA AGIM TAFILI”
Përshkrimi i projektit:
Në kuadër të titullit ‘Shkodra Qyteti Evropian I Sportit 2025’ si dhe promovimit të sportit të çiklizmit në qytet, Bashkia Shkodër synon të organizojë aktivitetin Kupës Agim Tafili.
Aktiviteti do të jetë I hapur për të gjitha moshat, gjinitë dhe nacionalitetet pa kufizime. Të jetë pjesë e kalendarit të Federatës Shqiptare të Çiklizmit si dhe I akredituar nga kjo federatë, e gjithashtu do të jetë I regjistruar në UCI (Federata Internacionale e Çiklizmit).
Sistemi I lojës do të jetë Bitz dhe Rapid (20min+5sec) dhe metodologjia e ndeshjeve do të jetë zyrtar Zviceran. Gjyqtaria do të jetë zyrtare me gjyqtarë të liçensuar nga Federata Shqiptare të Çiklizmit.
Qëllimi i projektit:
- Promovimi i kulturës së çiklizmit – Nxitja e përdorimit të biçikletës si një mjet transporti ekologjik dhe i shëndetshëm, duke forcuar identitetin e Shkodrës si “qyteti i biçikletave.”
- Përfshirja e komunitetit dhe sportistëve profesionistë – Krijimi i një eventi që angazhon çiklistë amatorë dhe profesionistë, duke nxitur pjesëmarrjen e gjerë dhe zhvillimin e sportit.
- Turizmi sportiv dhe promovimi i Shkodrës – Shfrytëzimi i eventit për të tërhequr vizitorë dhe për të promovuar bukuritë natyrore dhe infrastrukturën sportive të qytetit.
- Siguria rrugore dhe ndërgjegjësimi mjedisor – Edukimi i qytetarëve mbi rëndësinë e sigurisë rrugore për çiklistët dhe ndikimin pozitiv të çiklizmit në reduktimin e ndotjes dhe trafikut urban.
Aplikimi:
- Të drejtën për të aplikuar e kanë:
- Çdo shoqatë sportive e regjistruar në regjistrin e OJF-ve dhe ka ne fushë të veprimtarisë zhvillimin e këtij sport.
- Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
- Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 27/02/2025
Data e fundit e aplikimeve 13/03/2025
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 17/03/2025
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 18/03/2025
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftesë, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.
Fondi limit është 500.000 lekë
Kriteret e kërkuara:
- Operatori/shoqata që merr përsipër realizimin e aktivitetit, duhet të ketë eksperiencë në zhvillimin e aktiviteteve sportive.
- Operatori/shoqata duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në aktivitete sportive të tilla ose të ngjashme;
- Vlerësohet cilësia e projektit.
- Shoqata nuk është degë/zyrë e organizatave dhe fondacioneve ndërkombëtare, dhe organizatat të tjera ndërkombëtare jo-fitimprurëse të regjistruara për të punuar në Shqipëri;
- Shoqata nuk është subjekt i ndonjë konflikti të interesit, sikurse parashikuar në dispozitat e Ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005, i ndryshuar “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Më konkretisht, përjashtohen nga vlerësimi ato projekte, në të cilat: Drejtori ekzekutiv, anëtarët e bordit apo personat e planifikuar për tu përfshirë në projekt janëtë punësuar në bashkinë apo institucionet e saj të vartësisë në të cilën aplikohet, në pozicionet: Zyrtari i nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues sipas legjislacionit të shërbimit civil[1] si dhe anëtari Këshillit Bashkiak, anëtar i kabinetit të Kryetarit të Bashkisë.
- Aktiviteti duhet të zgjasë të paktën 3 ditë dhe të
- Shoqata merr përsipër krijimin e itineratit dhe organizimin teknik te aktivitetit
- Aktiviteti duhet të ketë sistem mbajtje kohe elektronike.