Ftesë e hapur për aktivitetin “Koncertet e Veres ”

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për organizmin e aktiviteteve artistiko-kulturore të titulluara “Koncertet e verës”
Përshkrimi i projektit:
Projekti do te mbeshtese organizimin koncerteve në territorin e Bashkisë Shkodër gjatë sezonit veror. Qellimi kryesor eshte afrimi i artistëve të rinj profesionistë dhe amatorë ne realizimin e ketij projekti.
Artistët do të përformojnë në ambjente të hapura, ku do të krijohen skena të përshtatshme për banda të muzikore, apo solistë të shoqëruar me orkestrantë, apo dhe grupe te ndryshme vallezimi.

Qëllimi i projektit:

Nxitja e pasurimit të aktiviteteve me muzikë cilësore gjatë sezonit turistik.
Aktivizimi i grupeve dhe solistëve të rinj, profesionistë dhe amator ne sherbim te gjallerimit te jetes kulturore te qytetetit gjate sezonit veror.
Frymëzimi për të ekperimentuar stile dinjitoze muzikore.
Zhvillimi i turizmit kulturor.

Aplikimi:

  1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko – kulturore/ojf
  2. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
  3. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 1.07.2026
Data e fundit e aplikimeve 15.07.2026
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 16.07.2026
Shpallja e fituesit do të bëhet me date 16.07.2026
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Protokoll- Arkiva, pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese dhe në rrugë elektronike në adresën kultura@bashkiashkoder.gov.al;
Fondi limit është 6,000,000 lekë

Kriteret e kërkuara :

Operatori që merr përsipër realizimin e këtij projekti, duhet të jetë i njohur në fushën e menaxhimit të aktiviteteve artistiko-kulturore;
Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.
Vlerësohet cilësia artistike e projektit, stimulimi i grupeve dhe solistëve të rinj që performojnë muzikë cilësore.
Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e Kulturës, në Bashkinë Shkodër.
Subjekti merr përsipër skenë/foni/ndriçim si dhe promocionin e gjithe eventeve cili duhet të publikohet minimum 10 ditë para fillimit të koncertit të parë

Formulari i aplikimit.