Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin “FESTIVALI I SHAHUT ‘ÇESK JUBANI’ ”
Përshkrimi i projektit:
Në kuadër të titullit ‘Shkodra Qyteti Evropian i Sportit 2025’ si dhe promovimit të sportit të shahut në qytet, Bashkia Shkodër synon të organizojë edicionin e 7-të të Festivalit të Shahut “Çesk Jubani”.
Aktiviteti do të jetë I hapur për të gjitha moshat, gjinitë dhe nacionalitetet pa kufizime. Të jetë pjesë e kalendarit të Federatës Shqiptare të Shahut si dhe i akredituar nga kjo federatë, e gjithashtu do të jetë i regjistruar në FIDE (Federata Internacionale e Shahut).
Sistemi i lojës do të jetë Bitz dhe Rapid (20min+5sec) dhe metodologjia e ndeshjeve do të jetë zyrtar Zviceran. Gjyqtaria do të jetë zyrtare me gjyqtarë të liçensuar nga Federata Shqiptare të Shahut.
Qëllimi i projektit:
· Promovimi i shahut në komunitet: Nxitja e interesit për lojën e shahut ndër të rinjtë dhe të rriturit në qytet, duke rritur ndërgjegjësimin për përfitimet intelektuale dhe strategjike të tij.
· Përfshirja e komunitetit lokal dhe ndërkombëtar: Krijimi i një hapësire për bashkëpunim dhe ndërveprim mes lojtarëve vendas dhe vizitorëve nga rajonet e tjera.
· Nxitja e turizmit kulturor: Përfshirja e kampionatit si pjesë e ofertave kulturore të qytetit për të tërhequr më shumë turistë dhe për të promovuar Shkodrën si një destinacion të rëndësishëm për evente të tilla.
· Zhvillimi i talenteve të reja: Identifikimi dhe mbështetja e lojtarëve të rinj me potencial për t’u zhvilluar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në shah.
Aplikimi:
- Të drejtën për të aplikuar e kanë:
a) Çdo shoqatë sportive e regjistruar në regjistrin e OJF-ve dhe ka ne fushë të veprimtarisë zhvillimin e këtij sport.
b) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari të organizimit të aktiviteteve sportive;
- Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
- Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 10/01//2025
Data e fundit e aplikimeve 24/01/2025
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 27/01/2025
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 28/01/2025
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftesë, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.
Fondi limit është 100.000 lekë
Kriteret e kërkuara:
· Operatori/shoqata që merr përsipër realizimin e aktiviteteve të fundvitit, duhet të ketë eksperiencë në zhvillimin e aktiviteteve sportive.
· Operatori/shoqata duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në aktivitete sportive të tilla ose të ngjashme;
· Vlerësohet cilësia e projektit.
Kritere të tjera:
· Aktiviteti duhet të zgjasë të paktë 3 ditë dhe të ketë 10-15 tavolina me fushë shahu
· Aktiviteti duhet të zhvillohet në një ambjent afër qendrës së qytetit
· Aktiviteti duhet të ketë sistem mbajtje kohe elektronike