Ftesë e hapur për aktivitetin artistiko-kulturor “Koncert recital”

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin artistiko-kulturor “Koncert recital”.

Përshkrimi i projektit:

“Koncert recital” , është një koncert që i jep mundësinë një artisti Shkodran apo Kombëtar që të bëjë një koncert premirë recital në Shkodër. Recitalet janë një formë promovimi dhe lancimi i një albumi të ri apo dhe risjellje e hiteve më të mira nga artisti është projekt që ka për qëllim të ftojë artistë me famë kombëtare, duke i dhuruar qytetit koncert madheshtor dhe duke e renditur atë në qytetet e zhvilluara te Europes.
Qëllimi i projektit: Edukimi i spektatorit me muzikë të mirë, si një vlerë padiskutueshme artistike, ruajtja e traditës dhe promovimi i muzikës.
Aplikimi:

  1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko – kulturore/ojf
  2. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
  3. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 28.04.2025.
Data e fundit e aplikimeve 12.05.2025.
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 14.05.2025.
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me date 15.05.2025.
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Protokoll- Arkiva, pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese dhe në rrugë elektronike në adresën: kultura@bashkiashkoder.gov.al;

Fondi limit është 2.000.000 lekë

Kriteret e kërkuara:

  • Operatori që merr përsipër realizimin e këtij koncerti, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve artistiko-kulturore.
  • Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla;
  • Operatori duhet të ketë bashkëpunime artistike të nivelit të lartë.
  • Vlerësohet cilësia artistike e projektit.

Kritere të tjera:

  • Aktiviteti do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.
  • Orari i preferuar është mbasdreke.
  • Kohëzgjatja e aktivitetit duhet të jetë jo më pak se 1 orë e 30 minuta dhe jo më gjatë se 2 orë.
  • Autorët e përzgjedhur për t’u shfaqur në këtë aktivitet duhet të jenë shqiptarë ose të huaj.
  • Pjesëmarrja e një solisti të njohur në skenat kombëtare apo ndërkombëtare.

Shkarko formularin e aplikimit.