Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për organizimin e aktivitetit “Fushata marketing per Green Destinations Award & Certification Program Guide”.
Përshkrimi i projektit:
Certifikimi Green Destinations GSTC është një vlerësim i akredituar nga GSTC për destinacione ambicioze që synojnë përputhje të avancuar me kriteret e qëndrueshmërisë të pranuara globalisht dhe ofron mundësi për të gjitha destinacionet—të mëdha apo të vogla, të reja apo me përvojë në menaxhimin e qëndrueshëm të destinacioneve. Ofron promovim të fuqishëm dhe dukshmëri në treg për të informuar udhëtarët rreth destinacioneve të pastra, të gjelbra dhe të përgjegjshme, si dhe për t’i fuqizuar konsumatorët të bëjnë zgjedhje të mirëmenduara në udhëtim.
Qëllimi i projektit:
Marketing ndërkombëtar për destinacionin, duke krijuar një model turizmi të qëndrueshëm dhe të balancuar që kontribuon në zhvillimin ekonomik të zonës.
Aplikimi:
- Të drejtën për të aplikuar e kanë:
a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron ekspertize ne platforma ndërkombëtare - Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
- Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë: 30/04/2026.
Data e fundit e aplikimeve: 14/05/2026.
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën: 20/05/2026.
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë: 21/05/2026.
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese dhe në rrugë elektronike në adresën turizmi@bashkiashkoder.gov.al
Fondi limit është 750.000lek.
Kriteret e kërkuara:
- Operatori që merr përsipër realizimin e aktivitetit, duhet të ketë eksperiencë ënë aplikime në platforma ndërkombëtare
- Operatori duhet të ketë në CV – në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme
Kritere të tjera:
- Duhet të sigurojë akses për Bashkinë në platformën online te Green Destination per te vazhduar aplikimin e certifikimit
- Eksperti duhet të sigurojë ekspertizë gjatë gjithë procesit të aplikimit dhe plotësimit të dokumentacionit.
- Të realizojë me aftësi të larta profesionale aplikimin dhe plotësimin e të gjitha kritereve në platformën online deri ne marrjen e Bronze Green Destinations Award
- Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e Turizmit.
