Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin artistiko-kulturor “Koncert Ndërkombëtar”
Përshkrimi i projektit:
“Koncert Ndërkombëtar” është projekt që ka për qëllim të ftojë artistë me famë ndërkombëtare më në zë të momentit, duke i dhuruar qytetit koncert madheshtorë dhe duke e renditur atë në qytetet e zhvilluara te Europes.
Qëllimi i projektit: Edukimi i spektatorit me muzikën klasike, si një vlerë e padiskutueshme artistike, ruajtja e traditës dhe promovimi i muzikës së kultivuar.
Aplikimi:
- Të drejtën për të aplikuar e kanë:
a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko – kulturore; - Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
- Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 30.04.2026 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.
Data e fundit e aplikimeve datë 14.05.2026.
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën datë 20.05.2026.
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 21.05.2026.
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.
Fondi limit është 5,000,000 lekë.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Protokoll- Arkiva, pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese dhe në rrugë elektronike në adresën kultura@bashkiashkoder.gov.al
Kriteret e kërkuara:
Operatori që merr përsipër realizimin e këtij koncerti të muzikës klasike, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve artistiko-kulturore.
Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla;
Operatori duhet të ketë bashkëpunime artistike të nivelit të lartë.
Vlerësohet cilësia artistike e projektit.
Kritere të tjera:
Aktiviteti do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.
Kohëzgjatja e aktivitetit duhet të jetë jo më pak se 1 orë e 30 minuta dhe jo më gjatë se 1 orë e 45 minuta.
Repertori artistik duhet të jetë i muzikës klasike dhe mund të përmbajë muzikë klasike , repertor solistik e të tjera.
Autorët e përzgjedhur për t’u shfaqur në këtë aktivitet duhet të jenë shqiptarë dhe të huaj.
Pjesëmarrja e një solisti të njohur në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare.
