FTESË E HAPUR

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për pjesëmarrje në FESTIVALIN E KËNGËS “LULEBORË”

Përshkrimi i projektit:

Në kuadër të promovimit të krijimtarisë në zhanrin e këngës, Bashkia Shkodër organizon edicionin e nëntë të Festivalit të Këngës “Luleborë”.

Festivali “Luleborë” ka si qëllim të risjellë tek publiku këngën, duke i dhënë asaj një dimension të ri; duke nxitur profesionalizmin dhe nivelin e lartë artistik, përmes interpretimit “live” të çdo elementi të këtij festivali. Për rrjedhojë, krijimtaria artistike, muzika dhe fjalët, duhet t’i përshtaten kritereve të përcaktuara nga drejtuesit e produksionit.

Qëllimi i projektit:

Pasurimi i repertorit të këngës;

Afrimi dhe aktivizimi i brezave të rinj në muzikë, përmes krijimtarisë muzikore, krijimtarisë letrare si dhe interpretimit vokal / instrumental;

Ridimensionimi i këngës tonë në raport me risitë artistike bashkohore;

Zhvillimi profesional i këngës duke kombinuar ngjyrat dhe tingëllimet e traditës, të futura në formatin bashkëkohorë të rrymave muzikore moderne.

Aplikimi:

Ftohen të gjithë krijuesit e rinj dhe të afirmuar, të sjellin materialet muzikore në Bashkinë Shkodër, pranë zyrës së Protokoll/Arkivës, drejtuar Drejtorisë së Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Adresa: Rr. 13 dhjetori, nr. 1, Shkodër.

DO TË PRANOHEN SUPORTET DIXHITALE: COMPACT DISC ose MP3 apo WAVE te derguara ne emailin zyrtar e meposhtem

Emaili zyrtar: kultura@bashkiashkoder.gov.al

Autorëve të këngëve, i kërkohet domosdoshmërisht arranxhimi paraprak, pasi në vlerësimin e materialit muzikor hyn edhe arranxhimi. Kështu që, dorëzimet e materialeve muzikore duhet të paraqiten në formatin e DEMOS muzikore me këto parametra:

a) arranxhim i realizuar bashkë me zërin e këngëtarit të regjistruar dhe të miksuar në parametra përafërsisht përfundimtare, të përshtatshme për komisionin seleksionues.

b) bashkëngjitur me CD, autorët duhet të dorëzojnë edhe partiturën në format të printuar ose PDF (melodi me akorde), tekstin, si dhe të kenë të përcaktuar këngëtarin/ët, apo grupin që do të intepretojë këngën (në rast konstatimi të problemeve teknike të riprodhimit të CD-së, autorët do të njoftohen me një email zyrtar nga produksioni).

c) Nga i njëjti autor i muzikes nuk pranohet më shumë se një këngë (muzika). Gjithashtu, nga i njëjti autor i tekstit mund të pranohen deri në dy tekste.

Kriter kryesor është që këngët duhet të jenë krijime tërësisht të reja, të papublikuara më parë. Publikimi i tyre në çfarëdo lloj forme para natës së parë të zhvillimit të Festivalit “Luleborë”, është automatikisht përjashtues nga pjesëmarrja në festival.

Kritere për krijimin e këngëve.

Autorëve të këngëve, kantautorëve si dhe poetëve, i kërkohet që krijimet e tyre të jenë me gjuhë muzikore në përshtatje me tendencat e kohës.

  • Pranohen krijime këngësh për duete apo trio këngëtarësh, apo edhe të shoqëruar me kompleks (band).
  • Këngëtari duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç.

Mosrespektimi i kritereve të përcaktuara, është automatikisht përjashtues nga konkurimi.

  • Data e fundit e dorëzimit të materialeve muzikore është 02 – 06 shtator 2024.
  • Mosrespektimi i afatit të përcaktuar, është automatikisht përjashtues nga konkurimi.

Procesi i pranimit të këngëve.

  • Nga data 09-11 shtator do të përzgjidhen materialet kaluese dhe me 12 shtator shpallet lista e fituesve.
  • Të gjitha materialet muzikore do të shqyrtohen nga një komision përzgjedhës i cili mbas dëgjimit paraprak, do të shpallë dhe këngët pjesëmarrëse në festival.

Ky komision do të marrin në shqyrtim këngët nga një këndvështrim profesional (muzikë, tekst, cilësi vokale dhe arranxhim). Ky proçes përfundon me seleksionimin e këngëve që do të marrin pjesë në Festivalin “Luleborë”.

  • Performimi muzikor do të mbahet nën interpretimin “live” të formacionit orkestral qe do te krijohet enkas per festivalin “Lulebore“ duke perfshire instrumentiste te Orkestrës Simfonike të Shkodrës”.