FTESË E HAPUR

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për organizmin e aktivitetit “Dita e Luleve”.

Përshkrimi i projektit:

Festimet që lidhen me lulet, i kanë fillesat herët, rreth viteve ’30. Zona e Shkodrës, e njohur për rritjen dhe kultivimin e luleve, ika dhënë gjithmonë një rëndësi të veçantë këtij proçesi. Si një zonë e lidhur shumë me natyrën dhe artin, në Shkodër numërohen rreth 150 tekste këngësh qytetare, të cilat i janë kushtuar luleve.
“Dita e Luleve” është kthyer në traditë të përvitshme si një aktivitet që organizohet nga Bashkia Shkodër.
Çdo 6 maj, Shkodra kthehet në një oborr të madh ngjyrash dhe aromash. Në këtë aktivitet bëhen një sërë organizimesh artistike, ku përfshihen grupe të ndryshme aktorësh, që prej kultivuesve të luleve, shkollat e sistemit parauniversitar, biznese, artistë të zhanrreve të ndryshme, grupe rinore, organizata etj.
Këtë vit janë menduar të organizohen disa aktivitete artistiko-kulturore që do të zhvillohen në datën 6 maj në sheshet kryesore të qytetit, ndër të cilat:

  • “Panairi i luleve”, në të cilin do të ftohen të gjithë kultivuesit e luleve, biznese dhe qytetarë të thjeshtë, ku një hapësirë të veçantë do t’ju lihet luleve që qyteti ynë kultivon;
  • Organizimi me fëmijët e sistemit parashkollor dhe shkollat e sistemit 9 vjeçar dhe parauniversitar, me të cilët do të organizohen aktivitete të ndryshme, parade dhe numra artistik;
  • “Festivali i luleve”,i cili konsiston në zhvillimin e disa konkurseve artistike, të artit pamor dhe atij muzikor, me të rinjtë e qytetit;
  • Koncert i madh festiv.

Qëllimi i projektit:

  • Ruajtja e traditës,
  • Nxitja e kultivuesve të luleve, si një traditë e hershme e qytetit tonë,
  • Promovimi i qytetit përmes shfaqjes së trashëgimisë tonë shpirtërore,
  • Nxitja e turizmit kulturor,
  • Argëtimi i qytetarëve.

Aplikimi:

  1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;
  2. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
  3. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 02.04.2024

Data e fundit e aplikimeve 16.04.2024

Këshilli Artistiko-Kulturori Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 18.04.2024

Shpallja e fituesit do të bëhet me datë 18.04.2024

Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Zyra me një Ndalesë, pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

Fondi limit është 800.000 lekë

Kriteret e kërkuara:

Operatori që merr përsipër realizimin e këtij koncerti, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve artistiko-kulturore.
Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla;
Operatori duhet të ketë bashkëpunime artistike të nivelit të lartë.
Vlerësohet cilësia artistike e projektit dhe pjesëmarrja e emrave të njohur të skenës.
Koncerti duhet te perfshije orkestren simfonike te qytetit.

Specifika të tjera për organizimin e aktivitetit “Dita e Luleve”:

  1. Aktivitetet do të zhvillohen në datën 6 maj 2024 gjatë gjithë ditës;
  2. Oraret e preferuara 10:00 – 22:00;
  3. Subjekti, në koordinim me Drejtorinë e Kulturës në Bashkinë Shkodër, duhet të përzgjedhë vendet ku do të zhvillohen aktivitetet;
  4. Subjekti duhet të parashikojë zhvillimin e Paradave demostrative në qytet gjatë paradites me shkollat e territorit të Bashkisë Shkodër, në bashkëpunim me institucionet arsimore;
  5. Subjekti, në bashkëpunim me institucionet arsimore, apo grupet rinore, duhet të realizojë “Festivalin e luleve”, i cili i dedikohet të rinjve;
  6. Në bashkëpunim me bizneset, kultivuesit e luleve apo individ, subjekti duhet të organizojë “Panairin e Luleve”, në koordinim dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës, në Bashkinë Shkodër;
  7. Organizimi i një koncerti të madh festiv gjatë mbasdites, në një nga sheshet kryesore të qytetit, në të cilin duhet të përfshihen emra të njohur të skenës, me pjeswmarrjen e orkestrws simfonike te Shkodres.
  8. Subjekti duhet të përzgjedhë një skenë me përmasa minimumi 4×5 për realizimin e koncertit të madh si dhe foni dhe ndriçim profesional;
  9. Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit, përmes banerave, reklamave televizive etj. në koordinim me Drejtorinë e Kulturës në Bashkinë Shkodër.

Formular aplikimi.