Ftesë e hapur

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për organizimin e aktivitetit: Java e mobilitetit.

Përshkrimi i projektit:

Me qellim promovimin e lëvizjes se qëndrueshme urbane të qytetit, ku prioriteti i jepet ecjes dhe pedalimit per te nxitur lëvizjen aktive dhe të shëndetshme, Bashkia Shkoder i ka kushtuar nje një vëmendje te vecante aplikimit të trendit të mobilitetit urban duke ndertuar korsite e bicikletave me nje shtrirje te gjere ne te gjithe qytetin duke u përfshirë në mënyrë aktive në promovimin dhe mbrojtjen e kësaj kulture dhe tradite. Si cdo vit, gjate javes se mobilitetit ne muajin shtator, eshte parashikur nje seri aktivitetesh qe shtrihen gjate gjithe javes me perfshirjen e shume aktoreve, nxenesve te shkollave dhe qytetareve dhe qe kulmon me “ diten pa makina”,
Gjithashtu krijimin e nje instalacioni për promovimin e Shkodrës si qyteti I bicikletave, duke krijuar nje atraksion turistik dhe një pikë moderne fotografimi, duke kombinuar artin urban me funskionalitetin publik.

Qëllimi i projektit:

Ripërteritja e traditës dhe promovimi I mënyrës së shëndetshme të jetesës.

Aplikimi:

  1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;
  2. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
  3. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë: 01/09/2025
Data e fundit e aplikimeve: 16/09/2025
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën: 17/09/2025
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë: 18/09/2025
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese dhe në rrugë elektronike në adresën turizmi@bashkiashkoder.gov.al

Fondi limit është 500.000 lek

Kriteret e kërkuara:

  1. Operatori që merr përsipër realizimin e këtij aktiviteti duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve të këtij lloji.
  2. Operatori duhet të ketë në CV – në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.

Kritere të tjera:

  1. Operatori duhet të marrë përsipër realizimin e aktivitetit “Dita e biçikletave”, aktivitet I cili do te zhvillohet ne kuader të Javes Evropiane te Mobilitetit, dhe duhet të përfshijë një sërë aktivitetesh të cilat rrisin ndërgjegjësimin mbi mjedisin dhe përdorimin e bicikletës nga fëmijët. Dhe per kete ai duhet te realizoje aktivitete të ndryshme me fokus biçikleten e cila duhet të përfshijë: Gara për fëmijë me shkollat dhe kopshtet e qytetit.. Xhiro demostrative me bicikleta me rreth 50 femijë të cilet duhet të jene të veshur bluza dhe kapele me logo biciklete. Bluzat te jene pambuku te bardha, masa S, me logo me ngjyra, po ashtu edhe kapleja me strehe. Duhet të organizojë lojra në shesh, ne ditën pa makina, si lojera ping-pongu, rrasavi, tenis etj, punëtori etj, ne koordinim me Drejtorine e Turizmit
  2. Të propozojë 3 ose më shumë projekt ide për instalacionin e biciklteës me një pamje vizuale dhe përvoja duhet të jetë tërheqëse, duke pasur parasysh kufizimet e hapësirës dhe vendi final të përcaktohet në dakortësi të plotë me Drejtorinë e Turizmit të Bashkisë Shkodër.
  3. Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit, përmes, në koordinim me Drejtorinë e Turizmit, ku qartazi duhet të shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Shkodër.
  4. Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e Turizmit.

Formulari i aplikimit.