Ftesë e hapur

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin “TRIATHLON”

Përshkrimi i projektit:

Në kuadër të titullit ‘Shkodra, Qyteti Evropian i Sportit 2025’ dhe me qëllim promovimin e sporteve të qëndrueshmërisë dhe aktiviteteve në natyrë, Bashkia Shkodër synon të organizojë aktivitetin Triathlon 2025.

Triathloni do të përfshijë tre disiplina: not, çiklizëm dhe vrapim, duke përdorur terrenet natyrore të qytetit dhe zonave përreth (Liqeni i Shkodrës, rrugët panoramike dhe shëtitorja). Aktiviteti do të jetë i hapur për të gjitha moshat, gjinitë dhe nacionalitetet.

Gjyqtaria dhe rregullorja do të respektojnë standardet ndërkombëtare të triathlon-it dhe do të jenë të akredituara nga Federata Shqiptare e Triathlonit.

Qëllimi i projektit:

  1. Zhvillimi i triathlon-it si sport i ri në Shqipëri – Nxitja e një kulture sportive gjithëpërfshirëse që promovon shëndetin, disiplina dhe garën e ndershme.
  2. Angazhimi i komunitetit dhe sportistëve profesionistë – Organizimi i një eventi me karakter masiv dhe profesional.
  3. Promovimi turistik dhe ekonomik i Shkodrës – Krijimi i një atraksioni sportiv që sjell vizitorë dhe sportistë.
  4. Shfrytëzimi i burimeve natyrore – Përdorimi i infrastrukturës natyrore dhe urbane të Shkodrës.

Aplikimi:

Të drejtën për të aplikuar e kanë:

  1. Shoqatat sportive të regjistruara në regjistrin e OJF-ve që kanë në fushën e tyre të veprimtarisë sportin e triathlonit ose sporte të lidhura.
  2. Aplikimi duhet të dorëzohet në përputhje me formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese.
  3. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore apo të tjera të ngarkuara nga institucionet publike.

Nuk mund të aplikojnë:

Institucionet publike ose shtetërore që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit apo nga ente të tjera publike

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 15/07/2025
Data e fundit e aplikimeve 29/07/2025
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 31/07/2025
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 01/08/2025
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftesë, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

Fondi limit është 600.000 lekë

Kriteret e kërkuara:

  • Eksperiencë në organizimin e aktiviteteve sportive (preferohet në triathlon ose disiplina përbërëse).
  • Operatori/shoqata duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në aktivitete sportive të tilla ose të ngjashme;
  • Vlerësohet cilësia e projektit.
  • Shoqata nuk është degë/zyrë e organizatave dhe fondacioneve ndërkombëtare, dhe organizatat të tjera ndërkombëtare jo-fitimprurëse të regjistruara për të punuar në Shqipëri;
  • Shoqata nuk është subjekt i ndonjë konflikti të interesit, sikurse parashikuar në dispozitat e Ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005, i ndryshuar “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Më konkretisht, përjashtohen nga vlerësimi ato projekte, në të cilat: Drejtori ekzekutiv, anëtarët e bordit apo personat e planifikuar për tu përfshirë në projekt janëtë punësuar në bashkinë apo institucionet e saj të vartësisë në të cilën aplikohet, në pozicionet: Zyrtari i nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues sipas legjislacionit të shërbimit civil si dhe anëtari Këshillit Bashkiak, anëtar i kabinetit të Kryetarit të Bashkisë.

Kritere të tjera:

  • Përgatitja e itinerarit të garës dhe organizimi teknik i ngjarjes.
  • Aktiviteti duhet të ketë sistem elektronik për mbajtjen e kohës për secilën disiplinë

Formulari i aplikimit.