Ftesë e hapur

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për organizimin e aktivitetit “Shkodra, histori dhe magji ne çdo hap- promovim në lëvizje”.

Përshkrimi i projektit:

Territori i Bashkisë Shkodër, përfaqëson një nga zonat më të pasura dhe të larmishme turistike në Shqipëri, duke ofruar një përzierje unike të trashëgimisë kulturore, bukurive natyrore, historisë mijëvjeçare dhe mikpritjes tradicionale shqiptare. Strategjia e promovimit të turizmit në territorin e saj synon të vendosë Shkodrën në hartën ndërkombëtare si një destinacion i kompletuar, autentik dhe gjithëvjetor. Duke qenë se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka përjetuar një rritje të ndjeshme të trafikut turistik, falë zgjerimit të rrjetit të fluturimeve me linja direkte nga qytete evropiane, ai aktualisht përfaqëson pikën kryesore të hyrjes për shumicën e vizitorëve të huaj që vijnë në Shqipëri. Aeroporti vazhdon të mbetet platforma më strategjike për promovimin e destinacioneve turistike. Në këtë kuadër, Bashkia Shkodër synon të ndërmarrë Fushatën Pop-Up në Aeroport: “Shkodra – Histori dhe Magji”, si një strategji kreative dhe efektive për të promovuar Shkodrën, si një destinacion autentik, kulturor dhe natyror, duke ndikuar në tërheqjen e interesit të turistëve që mbërrijnë në Shqipëri dhe duke I ftuar ta përfshijnë Shkodrën në itinerarin e tyre. Përmes këtij pop-up/ stendë e përkohshmë interactive që vendoset në hapësirat e aeroportit (si zona e pritjes, pas kontrolleve të sigurisë ose pranë portave, etj), udhëtarët do të kenë mundësinë të përjetojnë atmosferën unike të Shkodrës – një ndërthurje të historisë shekullore, peizazheve të dhe magjisë së përditshme që Shkodra ofron.

Qëllimi i projektit:

Instalim i përkohshëm i një pop/up- stende tematike, të disenjuar me motive të Shkodrës.

Aplikimi:

Të drejtën për të aplikuar e kanë:

  • Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;
  • Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
  • Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

Kriteret e Aplikimi:

  • Aplikantët duhet të jenë shqiptarë.
  • CV të aplikantit;
  • Projekt propozimin;
  • Përshkrimin e projektit;
  • Periudhën kohore të parashikuar për realizimin e aktivitetit;
    Operatori që merr përsipër realizimin e pop-up marketing të një destinacionionit të Shkodrës, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve të këtij lloji.
    Operatori duhet të ketë në CV – në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.

Kritere të tjera

  • Lejet e nevojshme nga departamenti i menaxhimi të aeroportit dhe siguria dhe përputhshmëria ligjore me rregulloret e aeroportit. duhet të sigurohen nga operatori fitues I projektit
  • Pamja vizuale dhe përvoja duhet të jetë tërheqëse, duke pasur parasysh kufizimet e hapësirës dhe vendi final të përcaktohet në dakortësi të plotë me Drejtorinë e Turizmit të Bashkisë Shkodër.
  • Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit, përmes, në koordinim me Drejtorinë e Turizmit, ku qartazi duhet të shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Shkodër.
  • Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e Turizmit.

Aplikuesi, bashkë me projekt propozimin, duhet të dorëzojë:

  • Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar).
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);

Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura me nipt nga aplikanti.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

  • Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 15.07.2025 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër www.bashkiashkoder.gov.al;.
  • Data e fundit e aplikimeve datë 29.07.2025.
  • Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 31.07.2025
  • Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 01.08.2025
  • Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Fondi limit është 500.000 lek.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Protokoll- Arkiva, pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese dhe në rrugë elektronike në adresën :
turizmi@bashkiashkoder.gov.al

Formulari i aplikimit.