Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për organizimin e aktivitetit “Itineraret e shijes/promovimi i Slow food”
Përshkrimi i projektit:
Shkodra njihet jo vetëm për natyrën e bukur, por edhe historinë, kulturën, rrugicat karakteristike si dhe artin e gatimit, që përcillet me aq finesë. Festivali i kulinarisë do të jetë një udhëtim përmes trashëgimisë së pasur gastronomike, kulturore, artistike, historike dhe bukurive natyrore të Shkodrës. Ky festival synon t’i kthejnë Shkodrës vendin që i takon si një qytet ku turizmi zhvillohet mbi rrënjët e forta të traditës dhe pasurive të pafundme të territorit, ndërthurur me elementet që koha i dikton, duke promovuar traditën e pasur gastronomike në territorin e bashkisë Shkodër dhe të rajonit.
Qëllimi i projektit:
Rritja e numrit të turistëve nëpërmjet promovimit të produkteve lokale dhe traditës së gatimit.
Aplikimi:
Të drejtën për të aplikuar e kanë:
- Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;
- Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
- Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Kriteret e Aplikimi:
- Aplikantët duhet të jenë shqiptarë.
- CV të aplikantit;
- Projekt propozimin;
- Përshkrimin e projektit;
- Periudhën kohore të parashikuar për realizimin e aktivitetit;
Kritere të tjera
- Vendndodhja ku do të organizohet ky event, të jetë përgjatë Rrugës Gjuhadol
- Të ketë pjesmarrje nga i gjithë territori i Bashkisë Shkodër dhe rajoni me pjatat e tyre tradicionale ( përfaqësuese) të gatimit dhe me një kapacitet deri në 500 persona.
- Stili i shërbimit të jetë “Bufe e hapur” ose shërbim direkt nga qytetet pjesëmarrëse
- Dekori i eventit duhet të jetë me motive etnografike, lule tradicionale dhe të ketë ndriçim ambienti
- Eventi duhet të shoqërohet me muzikë live.
- Gjatë eventit duhet të ketë degustim kulinarie.
- Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit, në koordinim me Drejtorinë e Turizmit, ku qartazi duhet të shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Shkodër.
- Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e Turizmit.
Aplikuesi, bashkë me projekt propozimin, duhet të dorëzojë
- Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura me nipt nga aplikanti.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë: 15/07/2025
Data e fundit e aplikimeve: 29/07/2025
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën: 31 /07/2025
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë: 01 /08/2025
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.
Fondi limit është 1.200.000lek.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese dhe në rrugë elektronike në adresën : turizmi@bashkiashkoder.gov.al