Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin “Beach Volley”
Përshkrimi i projektit:
Në kuadër të titullit ‘Shkodra Qyteti Evropian I Sportit 2025’ si dhe promovimit të sportit të basketbollit profesionist dhe amator në qytet, Bashkia Shkodër synon të organizojë aktivitetin Beach Volley.
Aktiviteti do të jetë I hapur për të gjitha moshat, gjinitë dhe nacionalitetet pa kufizime. Të jetë pjesë e kalendarit të Federatës Shqiptare të Volejbollit si dhe I akredituar nga kjo federatë, e gjithashtu do të jetë I regjistruar në CEV (Federata Nderkombetare e Volejbollit).
Qëllimi i projektit:
- Promovimi i një jetese të shëndetshme dhe aktive:
Aktivitetet sportive inkurajojnë qytetarët të angazhohen në ushtrime fizike, duke përmirësuar shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien e komunitetit. - Forcimi i lidhjeve komunitare:
Eventet sportive lokale, si turneu beach volley, krijojnë mundësi për ndërveprim social, duke ndihmuar në ndërtimin e një ndjenje përkatësie dhe solidariteti mes pushuesve. - Zhvillimi i sportit në nivel lokal:
Organizimi i turneve të tilla ndihmon në identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në sport, duke ofruar një platformë për lojtarët e rinj që të shfaqin aftësitë e tyre. - Nxitja e turizmit dhe ekonomisë lokale:
Eventet sportive tërheqin vizitorë nga zona të tjera, çka mund të ketë një ndikim pozitiv në ekonominë lokale përmes rritjes së konsumit në hotele, restorante dhe biznese të tjera bregdetare. - Edukimi dhe përfshirja e të rinjve:
Përmes sportit, të rinjtë mësojnë vlera të rëndësishme si puna në ekip, disiplina dhe respekti për të tjerët, duke kontribuar në zhvillimin e tyre personal dhe social.
Duke organizuar një aktivitet të tillë, Bashkia Shkodër synon jo vetëm jë promovojë sportin dhe shëndetin, por gjithashtu të kontribuojë në ndërtimin e një komuniteti më të fortë dhe të bashkuar.
Aplikimi:
- Kërkesa për mbështetje financiare
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës nëse ka)
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
- Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 28/04/2025
Data e fundit e aplikimeve 12/05/2025
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 14/05/2025
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 15/05/2025
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër
Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftesë, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.
Fondi limit është 900.000 lekë
Kriteret e kërkuara:
- Operatori/shoqata që merr përsipër realizimin e aktivitetit, duhet të ketë eksperiencë në zhvillimin e aktiviteteve sportive.
- Operatori/shoqata duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në aktivitete sportive të tilla ose të ngjashme;
- Vlerësohet cilësia e projektit.
- Shoqata nuk është degë/zyrë e organizatave dhe fondacioneve ndërkombëtare, dhe organizatat të tjera ndërkombëtare jo-fitimprurëse të regjistruara për të punuar në Shqipëri;
- Shoqata nuk është subjekt i ndonjë konflikti të interesit, sikurse parashikuar në dispozitat e Ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005, i ndryshuar “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Më konkretisht, përjashtohen nga vlerësimi ato projekte, në të cilat: Drejtori ekzekutiv, anëtarët e bordit apo personat e planifikuar për tu përfshirë në projekt janëtë punësuar në bashkinë apo institucionet e saj të vartësisë në të cilën aplikohet, në pozicionet: Zyrtari i nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues sipas legjislacionit të shërbimit civil si dhe anëtari Këshillit Bashkiak, anëtar i kabinetit të Kryetarit të Bashkisë.
Kritere të tjera:
- Aktiviteti duhet të zgjasë të paktën 4 ditë dhe të ketë pjesëmarrje ndërkombëtare të të gjitha moshave
- Shoqata merr përsipër krijimin e eventit ne platformat zyrtare të CEV dhe organizimin teknik te aktivitetit.
- Aktiviteti duhet të ketë sistem kohe dhe pikësh elektronik.
- Aktiviteti duhet të zhvillohet në një nga zonat qëndrore të plazhit të Velipojës.