Bashkia Shkodër në partneritet me Programin ReLOaD3 shpall Thirrjen e parë publike për Organizatat e Shoqërisë Civile për dorëzimin e projekt propozimeve në Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3)

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD). Ky program është vazhdim i nismës së mbështetur më parë – ReLOaD1 dhe ReLOaD2 të zbatuar në periudhën tetë vjeçare 2017-2024 .Faza e tretë e programit ka filluar më 1 Shkurt 2025 dhe gjatë katër viteve të ardhshme do të zbatohet në: Bosnje-Hercegovina, Kosovë* , Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri.

Ky program, me një buxhet 13.39 milionë USD financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit III (IPA III) dhe bashkë-financohet nga njësitë e qeverisjes vendore (Bashkitë) dhe PNUD. Buxheti i miratuar për ndërhyrjen në Shqipëri është 1.45 milionë USD. Projekti zgjat 48 muaj (1 Shkurt 2025 – 31 Janar 2029). Qëllimi i përgjithshëm i programit është forcimi i demokracive pjesëmarrëse dhe i procesit të integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të përshpejtuar të rajonit. ReLOaD3 synon fuqizimin e shoqërisë civile për t’u angazhuar në mënyrë aktive në vendimmarrje dhe mbikëqyrjen qytetare, ndërsa nxit qeveritë të krijojnë një mjedis mbështetës politik, ligjor dhe financiar për shoqërinë civile.

Objektivi specifik i Programit është të forcojë bashkëpunimin midis qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për OSHC-të, të mbështetur nga financimi publik transparent, një kuadër ligjor mbështetës dhe nga rritja e angazhimit qytetar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave. Duke qenë në fazën përfundimtare, ReLOaD3 synon të kapitalizojë dhe të zgjerojë rezultatet, si dhe të sigurojë qëndrueshmërinë e praktikave të mira të prezantuara gjatë zbatimit të tij. Programi ReLOaD3 do të forcojë kapacitetet e qeverisjes vendore dhe të OSHC-ve për t’u angazhuar në partneritete produktive dhe për të kontribuar në angazhimin qytetar, përmirësimin e planifikimit vendor dhe ofrimin e shërbimeve.

Programi ReLOaD3 do të mbështesë shtatë bashki partnere me një qasje holistike duke filluar nga rritja e kapaciteteve të stafit të bashkisë për ciklin e menaxhimit të projekteve dhe metodologjisë LOD, grant, asistencë teknike gjatë shpalljes dhe zbatimit të thirrjeve publike, asistencë teknike gjatë zbatimit të thirrjeve publike të pavarura si edhe për fuqizimin e angazhimit qytetar në territorin e saj.

Për sa më sipër, Bashkia Shkodër dhe programi ReLOaD3 fton të gjitha OSHC-të në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë Shkodër si më poshtë:

  1. Fuqizimi i Rinisë, Kreativiteti Digjital dhe Inovacioni Social
  2. Zhvillimi i Turizmit të Qëndrueshëm, Marketingut Lokal dhe Ekonomisë Qarkulluese
  3. Ndërgjegjësimi dhe Edukimi për Integrimin Evropian

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 1.000.000 Lekë deri 2.500.000 Lekë.

OShC-të mund të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim nëse shuma totale nuk tejkalon shumën prej 7.000.000 Lekë gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit ReLOaD3 (Shkurt 2025 – Janar 2029).

Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt duhet të zgjasë nga 6 deri në 10 muaj. Projektet e përzgjedhura do të zbatohen në periudhën nga muaji Mars 2026 deri në muajin Dhjetor 2026.

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

DOKUMENTACIONI:
Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Shkodër do të jetë i disponueshëm nga 16 Dhjetor 2025, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën planifikimistrategjik@bashkiashkoder.gov.al ku duhet të citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në Bashkinë Shkodër (Adresa Rr. 13 Dhjetori, Nr. 1, 4001, Shkodër). Të gjitha informacionet e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në website zyrtare të Bashkisë (https://bashkiashkoder.gov.al/) si dhe në website e UNDP (https://www.undp.org/albania).

Sesionet informuese (ditët e hapura për më shumë informacion)
Lidhur me këtë thirrje, për OShC-të e interesuara për të aplikuar në këtë thirrje do të mbahen Sesione informuese në Bashkinë Shkodër me datën 22 Dhjetor 2025 në ora 10:30 në zyrat e bashkisë.

Gjithashtu, pranë Bashkisë Shkodër do të zhvillohet një trajnim mbi ciklin e menaxhimit të projektit dhe një proces mentorimi në grup për të asistuar të gjitha organizatat e interesuara në procesin e shkrimit të projekt propozimit. Trajnimi dy ditor mbi ciklin e menaxhimit të projekteve organizohet në datë 22 dhe 23 Dhjetor 2025 për përfaqësuesit e të gjithë OShC-ve të interesuara për të aplikuar në kuadër të kësaj thirrje. Trajnimi do të fokusohet në paketën e aplikimit të kësaj thirrje, si dhe do të përmbajë njohuri të tjera më të gjera që lidhen me menaxhimin e projekteve. Më shumë detaje për këtë aktivitet do të jepen së shpejti nga Bashkia Shkodër nëpërmjet website/mediave sociale.

Në Bashkinë Shkodër, ekspertët e ReLOaD do të ofrojnë mbështetje konkrete për OSHC-të nëpërmjet ofrimit të këshillave për shkrimin e projekt-propozimit. Ekspertët e ReLOaD do të jenë të pranishëm online, për të organizuar sesione trajnimi specifike me organizata të cilat janë në fazën e shkrimit të projekt propozimit, në kuadër të kësaj thirrje. Më shumë informacione për këtë aktivitet do të jepen së shpejti nga Bashkia Shkodër nëpërmjet website/mediave sociale.

Pyetje rreth kësaj thirrje mund të behën përmes adresës reload.al@undp.org, duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 10 Janar 2026, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet do t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm, ose do të botohen në faqen e internetit të bashkisë dhe/ose UNDP.

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

Aplikimet e plotësuara me të gjithë dokumentacionin, duhet të dorëzohen në tre (3) kopje fizike dhe në një kopje elektronike (në USB), të vendosura në një zarf të vulosur që i referohet thirrjes publike, gjatë ditëve të punës (prej të hënës deri të premten), nga ora 09:00 deri në ora 15:00.
përmes postës zyrtare në adresën:

Bashkia Shkodër
Adresa: Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, 4001
Shkodër, Shqipëri

apo personalisht në adresën:
Zyra me një Ndalesë, Bashkia Shkodër
Adresa: Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, 4001
Shkodër, Shqipëri

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 20 Janar 2026. Aplikimet e dorëzuara në bashki pas këtij afati do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë, në tabelën e njoftimeve të bashkisë, dhe/ose në faqen e internetit të UNDP-së

Shtojca A- Deklaratë Partneriteti
Shtojca B- Deklarata për shmangien e konfliktit të interest
Shtojca C- Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm
Shtojca D- Lista e Prioriteteve
Shtojca 6- Udhëzues për aplikantët – Organizatat e Shoqërisë Civile (oshc-të) në kuadër të thirrjes së parë publike për projekt propozime në programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3)
Shtojca 7- Projekt- Propozimi
Shtojca 8- Buxheti i ndarë sipas zërave
Shtojca 9- Korniza Logjke
Shtojca 10- Plani i aktiviteteve dhe Dukshmërisë
Shtojca 11- Formulari i Identifikimit Administrativ
Shtojca 12- Formulari i Identifikimit Financiar
Shtojca 13- Deklarata për plotësimin e kritereve

Shtojca 14- Lista e kontrollit