Bashkia Shkodër, në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe administrimin e aseteve jashtë përdorimi,shpall thirrjen publike për përzgjedhjen e një operatori ekonomik të liçensuar që ofron shërbime për asgjesimin e pajisjeve kompjuterike jashtë përdorimi.
Arsyeja dhe qëllimi i thirrjes:
Në funksion të përmiresimit të shërbimeve dhe eficiencës së veprimtarisë institucionale, Bashkia Shkodër ka kryer proçesin e inventarizimit,vlerësimit dhe nxjerrjen jashtë përdorimi te pajisjeve kompjuterike në përdorim dhe ka konstatuar një sasi pajisjesh të amortizuara,jashtë kushteve teknike dhe funksionale.
Këto pajisje nuk i shërbejnë më aktivitetit normal të institucionit dhe paraqesin:
- Rrezik mjedisor në rast të mosmenaxhimit të duhur,pasi përmbajnë materiale të dëmshme për mjedisin si dhe substance të rrezikshme.
- Kosto të panevojshme magazinimi.
Për këto arsye,Bashkia Shkodër ka vendosur që pajisjet kompjuterike të amortizuara të nxirren jashtë përdorimi në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme,duke respektuar të gjitha kërkesat ligjore për mbrojtjen e mjedisit dhe për administrimin korrekt të aseteve publike.
Procesi i heqjes së tyre do të kryhet nga operatorë të specializuar dhe të licensuar, të cilët garantojnë :
- Çmontim dhe transport sipas standarteve të sigurisë.
- Trajtim për asgjësim,në përputhje me praktikat më të mira mjedisore.
- Dokumentacion të plotë për dorëzimin e pajisjeve të trajtuara.
Shërbimi do të realizohet pa kosto financiare për institucionin, pasi pajisjet kompjuterike të nxjerra jashtë përdorimi do t’i kalojnë operatorit ekonomik të përzgjedhur si kundërvlerë për shërbimin e ofruar, në përputhje me legjislacionin në fuqi për administrimin e aseteve dhe mbetjeve elektronike
Objekti i thirrjes:
Shërbimi I transportit dhe dorëzimit për trajtim të metejshëm të pajisjeve elektronike të amortizuara,në përputhje me standartet mjedisore dhe rregullat për administrimin e mbetjeve elektronike.
Lloji i pajisjeve që do të trajtohen:
- Kompjutera dhe pajisje elektronike
- Pajisje TIK (printera,skanera,fotokopje)
Kriteret e përzgjedhjes:
- Operatori ekonomik duhet të jetë I licensuar për menaxhimin e mbetjeve elektronike
- Të paraqesë dokumentacion të vlefshëm ligjor dhe teknik që verteton përvojën dhe kapacitetin për ofrimin e shërbimit.
- Të jetë I regjistruar pranë autoriteteve tatimore dhe të mos ketë detyrime të pashlyera.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet duhet të jetë në formën e kërkuar nga ligji, original ose i njehsuar me origjinalin dhe i mbyllur në zarf:
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet:
- Çertifikatë Regjistrimi (QKR)
- Ekstraktin e regjistrit tregtar(QKB)
- Liçencën përkatese dhe aktive për menaxhimin e mbetjeve elektronike(e lëshuar nga organi competent)
- Liçence nga QKL,bashkangjitur akt-miratimin nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit
- Leje nga QKL,bashkëngjitur akt-miratimin nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit
- Deklaratë që pajisjet do të trajtohen sipas legjislacionit në fuqi të mjedisit.
- Referenca nga projekte të ngjashme
Afati për dorëzimin e dokumenteve:
Operatorët duhet të dorëzojnë dokumentacionin deri me datën 19.01.2026,ora 16:00 pranë Zyrës së Protokollit të Bashkisë .
Shënime të rëndësishme:
- Institucioni rezervon të drejten të verifikojë dokumentacionin dhe të refuzojë ofertat që nuk përmbushin kërkesat.
- Paisjet që do të nxirren jashtë përdorimi ndodhen në magazinat e Bashkisë Shkodër.
- Proçesi do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me parimet e barazisë dhe konkurrencës së ndershme.
Për informacion të mëtejshëm në lidhje me pajisjet e nxjerra jashtë përdorimi, lutemi kontaktoni në adresën: info@bashkiashkoder.gov.al
Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 19.01.2026,ora 16:00 .
Bashkia Shkodër
Adresa: Rr. 13 Dhjetori, Nr.1 4001, Shkodër
