Vështrim i përgjithshëm i shërbimit

Administrimi i çështjeve dhe shërbimeve policore që janë të nevojshme për kryerjen e funksioneve në shërbim të rendit, qetësisë, mbarëvajtjes së punëve publike, aktiviteteve sportive, kulturore, parandalimin dhe zbulimin e informalitetit brenda territorit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Masa të njësisë së vetëqeverisjes vendore për të rritur besimin e qytetarëve dhe marrëdhënien e njësisë me komunitetin. Për qëllime bashkëpunimi njësia vendore planifikon aktivitete të cilat ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve sa më afër kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Garantimi i shërbimit zjarrfikës në nivel vendor dhe administrimi i strukturave përkatëse. Parandalimi, mbrojtja nga zjarri dhe përballimi i emergjencave të tjera që vinë nga rreziqet natyrore ose aksidentet e trafikut rrugor.

Siguria Publike dhe Mbrojtja civile
Sigurimi i mbrojtjes, rendit e qetësisë dhe mbarëvajtjes së jetës;
dhe punëve publike brenda territorit të njësisë, në përputhje me dispozitat ligjore, kur nuk janë në kompetencë të ndonjë autoriteti tjetër shtetëror;
Ekzekutimi dhe zbatimi i akteve të nxjerra nga Kryetari i Njësisë dhe i vendimeve të Këshillit të Njësisë.
Funksionimi i njësive zjarrfikëse dhe i shërbimeve të tjera të parandalimit dhe mbrojtjes kundër zjarrit;
Mbështetja e programeve trajnuese të parandalimit dhe mbrojtjes kundër zjarrit;
Shërbime të parandalimit dhe mbrojtjes kundër zjarrit;

Mbrojtja Civile dhe administrim istrukturave përkatëse; Shërbimet e mbrojtjes civile, si shpëtimet malore, vrojtimi i plazheve, evakuimi i zonave të përmbytura etj.
Ruajtjen e rendit, të qetësisë dhe mbarëvajtjen e punëve publike brenda territorit të Bashkisë.
Sigurimi i mbrojtjes, rendit e qetësisë dhe mbarëvajtjes së jetës dhe punëve publike brenda territorit të njësisë, në përputhje me dispozitat ligjore, kur nuk janë në kompetencë të ndonjë autoriteti tjeter shtetëror.
Ekzekutimin dhe zbatimim e akteve të nxjerra nga Kryetari i Njësisë dhe i vendimeve të Këshillit të Njësisë.
Zbatimin e detyrimeve dhe përgjegjësive që ngarkojnë dhe autorizojnë Policinë Bashkiake për të vepruar, në respektim të ligjit 89/2022 “Për Policinë Bashkiake“.
Mbarëvajtjen, mbikëqyrjen, kontrollin e hapësirave publike, qarkullimit rrugor, fushës ekonomike, zonave turistike etj..
Ngritjen dhe zgjerimin e struktures së vullnetarëve civilë si pjesë e rëndësishme e strukturave të mbrojtjes civilë në partneritet me organizata e shoqërisë civile.
Zvogëlimin e rriskut nga fatkeqësitë përmes aktivizimit të shërbimit të mbrojtjes civile.
Përmirësimin e sigurisë publike në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, duke siguruar informacion publik të vazhdueshëm për reziqet, aktivitetet e shërbimet Bashkisë, me prioritet parandalimin e situatave që cënojnë sigurinë e etës dhe pronës së qytetarëve, bizneseve, aseteve administrative, pasurive kulturore, natyrore, etj.
Vlerësimin e dëmeve nga specialistët e ngarkuar me urdhër të brendshëm dhe përllogaritjet financiarë të vlerësimit për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.
Hartimin dhe plotësimin e dokumentacionit për dhënien e ndihmës së menjëhershme për familjet me raste fatkeqësie.
Kryerjen e kontrollit sistematik vjetor dhe çertifikimin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin te objekteve të Bashkisë sipas prioriteteve.
Blerjen e fikseve automatike të zjarrit, rimbushjen e bombolave të fikseve automatike të zjarrit për objektet institucione publike në administrim të Bashkisë Shkodër.
Rimbushjen e bombulave e fikseve automatike të zjarrit në shkolla, bombulave të fikseve automatike të zjarrit për rimbushje gjendje pranë MZSH-se, dhe në godinën e Bashkisë Shkodër për përdorim në rast emergjence.
Trajtimin dhe vlerësimin e akteve teknike për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin për objektet.
Shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin për popullsinë: Shërbimi i MNZSH-së, është strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme. Kjo strukturë ka kryer inspektimin, parandalimin, me masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërhyrje për shuarjen e zjarreve, shpëtimin e jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave, ndërhyrje në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkaktuara nga dora e njeriut.

Sfida:
Nevojë për më shumë bashkërendim ndërmjet institucioneve, me Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit, AKU, etj.
Implementim i strategjisë për Policimin në Komunitet.
Përzgjedhja e punonjësve për Policinë Bashkiake në mënyrë sa më cilësore nëpërmjet organizimit të konkurimeve me standarte më të larta, por edhe duke ofruar barazi, ndershmëri dhe dinjitet.
Kontrolli e monitorimi i parkimeve dhe qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës, rregullimi i problematikave në këtë drejtim.
Lirimi i trotuareve dhe hapësirave të tjera publike që zaptohen nga bizneset, ambulantët. Në këto raste duhet të veprohet me forcë për lirimin e hapësirave publike (trotuare). Trotuaret bllokohen nga ambulantët/bizneset/njësitë tregtare ndërsa qytetarët detyrohen të ecin në rrugë. Duhet të shihet me përparësi lirimi i hapësirave publike në tërësi dhe jo vetëm trotuare.
Mungesa e mjeteve te mjaftueshme për përballimin e situatave që krijohen nga emergjencat civile.

Siguria Publike dhe Mbrojtja civile, ka si burim financimi transfertën specifike, transfertën e kushtëzuar, transferten e pakushtëzuar dhe të ardhurat e bashkisë. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore me:64.4 % në vitin 2026, 73.1 % në vitin 2027, 74.3 % në vitin 2028. Shpenzimet korrente zënë: 25 % per vitin 2026, 24.8 % per vitin 2027, 25.3% per vitin 2028. Shpenzimet kapitale zënë: 10.6% per vitim 2026, 2.1% per vitin 2027, 0.5 % per vitin 2028.

Shpenzimet e Shërbimit sipas Kategorive ekonomike (000 ALL)

Raporti: PBA3 – Shpenzimet e NJVQV dhe Programit sipas Klasifikimit Ekonomik NJVQV: 141 – Bashkia Shkodër Programi:AB141 – Siguria Publike dhe Mbrojtja Civile PBA: 2026 – 2028                                                                                                              Vlerat paraqiten në: 000 ALL
KOD IEMËRTIMI I LLOGARISËFAKTI 2023FAKTI 2024FILLE STAR 2025RISHI KUAR 2025PLANI 2026PLANI 2027PLANI 2028
 Shpenzime Personeli (600- 601)59,99783,310141,295181,744156,637156,598157,239
600Paga, shperblime dhe te tjera shpenzime personeli51,40771,389121,391156,214135,146135,113135,662
601Kontribute per sigurime shoqerore dhe shendetesore8,59011,92119,90425,53021,49121,48521,577
 Shpenzime Korrente të Tjera (602-609, 651, 1661)17,25314,53849,11479,24961,58353,62953,732
602Mallra dhe sherbime te tjera12,40513,02117,92220,89626,88018,17218,172
603Subvencionet0000000
604Transferime korrente te brendeshme0028,67852,00432,36333,11733,220
605Transferimet korrente jashte3,477000000
606Transferta per buxhetet familiare dhe individet1,3711,5182,5146,3492,3402,3402,340
609Rezervat0000000
651Interesa per huamarrje te tjera te brendeshme0000000
1661Te dala, huamarrje te tjera afatgjate0000000
 Shpenzime Kapitale (230- 232, 255)15,6031,9734,64021,47226,2342,3031,000
230Shpenzime per rritjen e aktiveve te qendrueshme te patrupezuara001,0002,0001,0001,0001,000
231Shpenzime per rritjen e aktiveve te qendrueshme te trupezuara15,6031,9733,64019,47225,2341,3030
232Shpenzime transferimet kapitale0000000
255Te dala per hua-dhenie dhe nen-huadhenie te brendeshme0000000
 Shpenzime Personeli (600- 601) (Huaja)0006292,5142,514629
600Paga, shperblime dhe te tjera shpenzime personeli0005392,1542,154539
601Kontribute per sigurime shoqerore dhe shendetesore0009036036090
 Shpenzime Korrente të Tjera (602 – 604, 606) (Huaja)0001621623740
602Mallra dhe sherbime te tjera0001621623740
603Subvencionet0000000
604Transferime korrente te brendeshme0000000
606Transferta per buxhetet familiare dhe individet0000000
 Shpenzime Kapitale (230- 232) (Huaja)000002,3320
230Shpenzime per rritjen e aktiveve te qendrueshme te patrupezuara0000000
231Shpenzime per rritjen e aktiveve te qendrueshme te trupezuara000002,3320
232Shpenzime transferimet kapitale0000000
TOTALI92,85399,822195,049283,256247,130217,750212,599