Dr. Bardh Spahia, lindur në Shkodër, më 29 Janar 1976, është i martuar dhe ka 2 fëmijë.
I diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dr. Spahia është mjek kirurg. Ai ushtroi profesionin e kirurgut në Pavia dhe Milano të Italisë. Është i vetmi anetar nga Shqipëria i Circolo “Esperia”, një organizatë e themeluar në Bruksel në 2020-ën nga disa anëtarë të shquar të Partisë Popullore Europiane.
Kryetari i Bashkise Shkoder, Z. Bardh Spahia
Dr. Bardh Spahia rrjedh nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist, familje me vlera të shquara intelektuale dhe profesionale. Në fillim të viteve ’90, i ati doktor Ali Spahia ishte ndër nismëtarët e ndryshimeve demokratike në vend, duke qenë ndër më aktivët që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike.
Dr. Bardh Spahia, ndoqi shembullin e të atit, duke u bërë pjesë aktive në lëvizjen demokratike me 2 prill 1991, si nxënës i gjimnazit “Jordan Misja”.
Dr. Bardh Spahia është bashkëautor i mjaft publikimeve profesionale në fushën e mjekësisë. Dr. Spahisë i janë besuar edhe detyra të rëndësishme: Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Zëvendësministër i Shëndetësisë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Ai ka shërbyer edhe si Sekretar i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit të Republikës. Në vitin 2017, Dr. Spahia është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë si përfaqësues i Qarkut të Shkodrës.
Në punën e tij si mjek kirurg por edhe në pozicione të tjera drejtuese, Dr. Spahia ka treguar karakter të fortë, vendosmëri në realizimin e synimeve, profesionalizëm, humanizëm dhe mbështetje sidomos për personat në vështirësi shëndetësore.
Pas procesit të parë të primareve në Shqipëri mbajtur me 30 Janar, Dr. Bardh Spahia është zgjedhur kryetar i Bashkisë Shkodër me 6 mars 2022 dhe ka marrë zyrtarisht detyrën me 31 mars 2022.