Bashkia Shkodër në kuadër të thirrjes “Skemë granti për të rinjtë”, financuar nga burime publike, shpall rezultatet e konkursit të hapur për grante në mbështetje të krijimit, ose zgjerimit të aktivitetit të bizneseve nga të rinj të moshës 18-30 vjeç të aftë për të qenë të qëndrueshëm në një treg konkurues.
