Shpallje fituesi

Në bazë të Ftesës së Hapur shpallur në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për projektet e mëposhtme:

1 – “Karnevalet e Shkodrës”

2 – Projekte artistike për Teatrin “Migjeni”

3 – Aktivitete në partneritet me të tretë”

4 – Festivali i Shahut “Çesk Jubani” – 30.01.2025

U mblodh Këshilli Artistik i Bashkisë Shkodër, i cili pas shqyrtimit të projekteve të paraqitura, vendosi:

1 – “Karnevalet e Shkodrës” – shpallet fitues projekt-propozimi i Shoqatës “Antik”

2 – “Projekte Artistike për Teatrin Migjeni” – shpallen fitues:

2/1- Shoqata artistike “Pulcinella”‘ për projekt – propozimin – “Kopshtet e pavarura të lumturisë”
(1,350,000 lekë)

2/2- Shoqata “Albania Community Assist” – “Kërkoj vrasës për nënën”
( 2,180,000 lekë)

3 – Për “Aktivitete në partneritet me të tretë” shpallen fitues:

3/1- Shoqata “Prenkë Jakova” – Festivali i Muzikës Moderne
(688,000 lekë)

3/2- Shoqata “Viktoria” – “7 minuta”
(548, 000 lekë)

3/3- Qendra “Mers@rt” – “Zbulo rrënjet tuja”
(910, 000 lekë)

3/4- Aleksander Seitaj (person fizik ) – “Mirush Kabashi”
(145, 000 lekë)

3/5- Ilir Shaqiri (person fizik) – “Bravo Bravissimo Shkodra”
(450,000 lekë)

4– Festivali i Shahut “Çesk Jubani” – shpallet fitues projekti i Qendrës “Lulebora”