Në bazë të Ftesës së Hapur të shpallur në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për aktivitetet: “Festa e Trashëgimisë Kulturore”, “Festival Jazz-i” “Koncert Ndërkombëtar” ‘Maratona e Shkodrës, ‘Kupa e Ikonave, ‘3x3Shkodra, ‘Beach Volley’,u mblodh Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër, i cili pas shqyrtimit të projekteve të ardhura, doli me përfundimet e mëposhtme:
Për aktivitetin “Festa e Trashëgimisë Kulturore ” u shpall fitues “Qendra “ZA” me projektin “ZA Fest”.
Për aktivitetin “Festival Jazz-i” u shpall fitues Shoqata Kulturore “Rrok Jakaj” me projektin: “Shkodra Universal Sounds-Shkodra Jazz Festival”.
Për aktivitetin “Koncert Ndërkombëtar ” u shpall fitues Shoqata “DOINALBANIA” me projektin “Rame Lahaj & Friends”
Për aktivitetin “Maratona e Shkodrës” u shpall fitues Shoqata Sportive e Atletikës ‘Atletike Vllaznia’.
Për aktivitetin “Kupa e Ikonave” u shpall fitues Shoqata Sportive e Atletikës ‘Atletike Vllaznia’.
Për aktivitetin “3x3Shkodra” u shpall fitues Roni Gjecaj p.f.
Për aktivitetin “Beach Volley” u shpall fitues Shoqata Volej Vllaznia.
Për aktivitetin “Beach Soccer” nuk u shpall fitues.
