Njoftim – Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e Mërkurë datë 29.04.2026 ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:

Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 30.03.2026 sipas ligjit Nr.8480 datë, 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.

  1. Projektvendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Mars 2026”.
  2. Projektvendim: “Për dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
  3. Projektvendim: “Për një ndryshim në VKB nr.6, datë 22.01.2020 ‚“Për rishikimin dhe miratimin e listave të pasurive pyje dhe kullota që ndodhen brenda territorit administrativ të Bashkisë Shkodër me propozimin për ndryshimin e VKM nr.433, datë 08.06.2016 “ Për transferimin në pronësi të bashkive të pyjeve dhe kullotave publike, sipas listave të inventarit dhe aktualisht në administrim të Ministrisë së Mjedisit e të ish Komunave/Bashkive, kanë kaluar në pronësi të Bashkisë Shkodër”.
  4. Projektvendim: “Për miratimin e shtesës dhe ndryshimit të planit në buxhetin e Bashkisë Shkodër të miratuar me VKB nr.84 datë 18.12.2025, “Për miratimin e buxhetit të vitit 2026 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2026-2028 të Bashkisë Shkodër”, i ndryshuar.
  5. Projektvendim: “Për një shtesë në VKB nr.84 datë 18.12.2025 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2026 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2026-2028 të Bashkisë Shkodër”, i ndryshuar.
  6. Projektvendim: “Për miratim ndryshim plani në buxhetin e Bashkisë Shkodër të miratuar me VKB nr. 84 datë 18.12.2025, “Për miratimin e buxhetit të vitit 2026 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2026-2028 të Bashkisë Shkodër”, i ndryshuar – për mbulimin e detyrimeve që rrjedhim nga projekti i miratuar me VKB nr. 16, datë 27.02.2026, “Shtëpia që ndërton të ardhmen – Rikonstruksion i Shtëpisë së Fëmijës (6-15 vjeç) ”.
  7. Projektvendim: : “Për një shtesë në buxhetin e vitit 2026 e VKB nr.84 datë 18.12.2025 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2026 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2026-2028 të Bashkisë Shkodër”, i ndryshuar.
    Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1.Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe StrehimitE Hënë27.04.202610:00
2.Komisioni i Mbrojtjes Civile dhe Rendit PublikE Hënë27.04.202610:30
3.Komisioni i Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujrave dhe Mbrojtjes së MjedisitE Hënë27.04.202611:00
4.Komisioni i Ҫështjeve LigjoreE Hënë27.04.202611:30
5.Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike/Komisioni i Kontrollit FinanciarE Hënë27.04.202612:00

Njoftimi.