Në mbështetje të Ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, si dhe të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr. 60, datë 28.12.2020, dhe në vijim të njoftimit të mëparshëm për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, ju bëjmë me dije se, për arsye organizative, data e zhvillimit të mbledhjes ndryshon.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Shkodër do të zhvillohet ditën e Enjte, më datë 30.04.2026, ora 17:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër.
Rendi i ditës mbetet i pandryshuar, sipas njoftimit të mëparshëm.
