Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për projektet artistike të Teatrit “Migjeni” për vitin 2025
Përshkrimi i projektit:
Bashkia Shkodër kërkon të identifikojë projekte të vlefshme per shfaqje për fëmijë, në mënyrë që të përgatitet për vënien e tyre në skenë.
Të gjithë krijuesit: regjisorë, producentë, koreografë, dramaturgë, muzikantë janë të mirëpritur që të sjellin projektet e tyre.
Aplikimi:
- Të drejtën për të aplikuar e kanë:
- Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore/ Ojf
- Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
- Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Kriteret e Aplikimi:
- CV të aplikantit;
- Projekt propozimin;
- Pershkrimin e projektit;
- Sinopsin dhe tekstin e vepres;
- Periudhën kohore te parashikuar per ngritjen ne skenë të veprës artistike;
- Numrin e shfaqjeve te parashikuara te vepres artistike.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
- Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 27.02.2025 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër www.bashkiashkoder.gov.al;
- Data e fundit e aplikimeve 13.03.2025
- Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 17.03.2025
- Shpallja e fituesit do të bëhet deri më datën 18.03.2025
- Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Protokoll- Arkiva, pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese dhe ne adresen kultura@bashkiashkoder.gov.al
Fondi limit është 300.000 lekë