Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për projektet artistike të Teatrit “Migjeni” për vitin 2025
Përshkrimi i projektit:
Bashkia Shkodër kërkon të identifikojë projekte të vlefshme për zhanret dramë, komedi, shfaqje për fëmijë, në mënyrë që të përgatitet për vënien e tyre në skenë në sezonin e parë të vitit buxhetor 2025.
Thirrja është e vlefshme për shfaqje bashkëkohore me prioritet dramaturgjinë shqiptare apo atë botërore, si dhe për bashkëprodhime.
Të gjithë krijuesit: regjisorë, producentë, koreografë, dramaturgë, muzikantë janë të mirëpritur që të sjellin projektet e tyre (dramë, komedi, musical, etj.)
Aplikimi:
Të drejtën për të aplikuar e kanë:
- Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;
- Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
- Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Kriteret e Aplikimi:
- Aplikantët duhet të jenë shqiptarë
- CV të aplikantit;
- Projekt propozimin;
- Përshkrimin e projektit;
- Sinopsin dhe tekstin e veprës;
- Periudhën kohore të parashikuar për ngritjen në skenë të veprës artistike;
- Numrin e shfaqjeve të parashikuara të veprës artistike.
Kritere të tjera:
- Preventivi total i projektit i detajuar sipas zërave ku përfshihen të gjithë krijuesit, shërbimet,realizimi i skenografisë dhe kostumografisë.
- Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proçes falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura me nipt nga aplikanti.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
- Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 10.01.2025 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër www.bashkiashkoder.gov.al;
- Data e fundit e aplikimeve 24.01.2025
- Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 27.01.2025
- Shpallja e fituesit do të bëhet deri më datën 28.01.2025
- Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Protokoll- Arkiva, pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese dhe në rrugë elektronike në adresën kultura@bashkiashkoder.gov.al;