Çmimi Pjetër Gaci- Edicioni XXIII

Bashkia Shkodër dhe Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” – Shkodër, organizojnë edicionin e XXIII-të të konkursit ndërkombëtar të interpretuesve të rinj të muzikës klasike “Pjetër Gaci”.
Konkurrimi do të jetë në datat 23, 24, 25 maj 2024 dhe me datën 26 maj 2024 është nata finale me interpretuesit më të mirë nga ku do të dalin fituesit e çmimeve të mëdha.
Ky aktivitet është i hapur për interpretues me aftësi solistike nga mosha 7 deri 23 vjeç nga Shqipëria dhe jashtë saj, të ndara në kategori sipas grup-moshave në specialitetet: piano; harqe; instrumentet e drunjta dhe të tunxhit; kitarë; fizarmonikë dhe kanto.

REGJISTRIMI I KONKURENTËVE:
Afati i regjistrimit është deri me datën 20 maj 2024.

https://pjetergaci.al/