Shpallje për lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kreut II, III, IV dhe VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:

1 (një) specialist, Specialist Njësia e administrimit të ndihmës ekonomike dhe paaftesisë (Njësia Administrative Bërdicë), Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe të personave me aftësi ndryshe
kategoria III-b

Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE: 02.10.2023

Data e dorëzimit të dokumentave:
PRANIM : 07.10. 2023

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet më sipër është:

Administrator Shoqëror është nëpunësi i organeve të vetëqeverisjes vendore, i cili vlerëson, verifikon dhe administron procesin dhe dokumentacionin për aplikimin e përfitimit të ndihmës ekonomike, pagesës së aftësisë së kufizuar dhe përfitimeve të tjera.
Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të identifikojë familjet dhe individët në nevojë dhe t’i ftoj e t’i informoj për aplikim për ndihmë ekonomike. Të plotësoj aplikimin për familjet dhe individët në nevojë në Regjistrin Elektronik Kombëtar.
  • Të verifikoj nëpërmjet vizitave në familje dhe në terren gjendjen social-ekonomike për familjet që aplikojnë për herë të parë dhe,dy herë në vit, për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike. Verifikimi për familjet që aplikojnë për herë të parë kryhet brenda muajit të aplikimit. Të dhënat e verifikuara nëpërmjet vizitave në familje hidhen në Regjistrin Elektronik Kombëtar.
  • Të paraqes pranë strukturës përgjegjëse për shërbimet sociale në bashki, nëpërmjet Regjistrit Elektronik Kombëtar, listën e familjeve/individëve në nevojë që kanë aplikuar për ndihmë ekonomike.
  • Të informoj personat për kriteret, procedurat dhe dokumentacionin që duhet të plotësojnë për vlerësim/rivlerësim të aftësisë së kufizuar.
  • Të paraqesë pranë strukturës përgjegjëse për shërbimet sociale në bashki listën e përfituesve të pagesës së aftësisë së kufizuar dhe masat e përfitimit, në bazë të vërtetimeve të vendimeve të komisioneve të vlerësimit dhe të dokumentacionit për përfitime të tjera shtesë, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.
  • Të hartoj planin individual të përvitshëm të shërbimeve, mbështetur në rekomandimet e komisionit shumëdisiplinor të vlerësimit.
  • Të kryeje vizita në mjedisin ku jeton individi, jo më pak se një herë në tre muaj;
  • Të administroj dokumentacionin për përfitimin e ndihmës ekonomike dhe personave me aftësi të kufizuar.
  • Të hartoj kërkesën për bllok-ndihmën dhe fondin e pagesës së personave me aftësi të kufizuar çdo dymujor për njësinë e vetëqeverisjes vendore (kërkesa për bllok-ndihmën dhe fondin e Pak bëhet çdo gjashtëmujor, në dhjetor për 6-mujorin e parë të vitit pasardhës dhe në Qershor për 6-mujorin e dytë të vitit).
  • Të grumbulloj e të hartoj informacione dhe statistika për ndihmën ekonomike dhe pagesën e personave me aftësi të kufizuar.
  • Të bashkërendoj informacionin lidhur me familjet përfituese me administratorët e tjerë shoqërorë të njësive të vetëqeverisjes vendore.
  • Të bashkëpunoj me punonjësit socialë, që janë pjesë e strukturës së posaçme për shërbimet e kujdesit shoqëror dhe/ose njësisë së vlerësimit të nevojave dhe referimit të rastit në njësinë e vetëqeverisjes vendore, për kategoritë përfituese të ndihmës ekonomike dhe pagesave të aftësisë së kufizuar, sipas përcaktimeve në nenin 36,të ligjit nr.121/2016,“Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë.
  • Të adresoj rastet e individëve/familjeve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuar drejt programeve të tjera sociale, shëndetësore e të punësimit, me qëllim rehabilitimin dhe integrimin e tyre në jetën shoqërore.
  • Të afishoj listat e NE për familjet përfituese dhe të refuzuara, me arsyen përkatëse si dhe listat e personave të cilët duhet të kryejnë deklarimet 3 mujore.
  • Të njoftoj familjet përfituese që duhet të sjellin vërtetimet e shkollave, faturat e dritave për kompensimin e energjisë elektrike, kartelat e vaksinave.
  • Të përditësoj aftet dhe të njoftoj personat që trajtohen me aftësi të kufizuar 2 muaj përpara mbarimit të vendimit të KMCAP.
  • Të dërgoj çdo 3 muaj listat e kujdestareve të para/tetraplegjikëve pranë ISSH.
  • Të hartoj shkresa të ndryshme për mbarëvajtjen e punës.

I- LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a) Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-b);
b) Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c) Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesa të posaçme, si më poshtë:

a) Të zotërojnë minimalisht diplomë të nivelit “Master Profesional” në shkenca ekonomike.
b) Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c) Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për lëvizje paralele
  2. Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  4. Çertifikatë personale;
  5. Çertifikatë familjare;
  6. Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master);
  7. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  8. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  9. Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  10. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  11. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
  12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
  13. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 02.10.2023.

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjensisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar), për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat me shkrim brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURIMI

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ”, i ndryshuar,
  • Ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar
  • Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
  • Ligjin nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”.
  • Ligji nr.7889 date 14.12.1994 ’Për Statusin e Invalidit”, i ndryshuar.
  • Ligjin nr.8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të vërbërit”, i ndryshuar.
  • Ligjin nr.8626 datë 22. 6.2000 “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik” i ndryshuar.
  • VKM nr. 597 datë 04.09.2019 ” Përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, i ndryshuar.
  • VKM nr. 182 date 26.02.2020 “Për përcaktimin e masës, të kritereve, procedurave e dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuara, si dhe të ndihmësit personal “, i ndryshuar.
  • VKM nr. 722, datë 11.11.2019 ” Për përcaktimin e masës, të kritereve, proçedurave dhe dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimine aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre”, i ndyshuar,
  • VKM nr. 874 dt. 24.12.2019 “Për mënyrën e ofrimit të ndihmëses personale dhe kriteret e përzgjedhjes së ndihmësit personal”.
  • VKM nr.31 datë 20.1.2001 “Për përfitimet nga statusi i invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik” i ndryshuar, VKM nr. 78 datë 04.02.2007 “Për masën, kriteret dhe procedurat e përfitimit të një pakete të veçantë Higjeno-Sanitare për invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë”, i ndryshuar.
  • VKM nr.277, datë 13.06.1997 “Për përfitimet nga statusi i të verbërit”, i ndryshuar.
  • VKM nr.869, datë 18.06.2008 ‘Për zbatimin e ligjit nr.7889 datë 14.12.1994 “Statusi i invalidit”, i ndryshuar.

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve, është si më poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv;
b) 60 pikë intervista me gojë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e Agjensisë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).

II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se në përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ky pozicion është i vlefshëm për procedurën e pranimit në shërbimin civil nëpërmjet një konkurrimi të hapur.

2.1 Kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, si më poshtë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesa të posaçme, si më poshtë:

a) Të zotërojnë minimalisht diplomë të nivelit “Master Profesional” në shkenca ekonomike.
d) Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
b) Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

  1. Kërkesë për punësim
  2. Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  4. Çertifikatë personale;
  5. Çertifikatë familjare;
  6. Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master);
  7. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  8. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  9. Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  10. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  11. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
  12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
  13. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 07.10.2023.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjensisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar) për shkaqet e moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit.

2.4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI

  • Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ”, i ndryshuar,
  • Ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar
  • Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
  • Ligjin nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”.
  • Ligji nr.7889 date 14.12.1994 ’Për Statusin e Invalidit”, i ndryshuar.
  • Ligjin nr.8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të vërbërit”, i ndryshuar.
  • Ligjin nr.8626 datë 22. 6.2000 “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik” i ndryshuar.
  • VKM nr. 597 datë 04.09.2019 ” Përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, i ndryshuar.
  • VKM nr. 182 date 26.02.2020 “Për përcaktimin e masës, të kritereve, procedurave e dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuara, si dhe të ndihmësit personal “, i ndryshuar.
  • VKM nr. 722, datë 11.11.2019 ” Për përcaktimin e masës, të kritereve, proçedurave dhe dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimine aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre”, i ndyshuar,
  • VKM nr. 874 dt. 24.12.2019 “Për mënyrën e ofrimit të ndihmëses personale dhe kriteret e përzgjedhjes së ndihmësit personal”.
  • VKM nr.31 datë 20.1.2001 “Për përfitimet nga statusi i invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik” i ndryshuar, VKM nr. 78 datë 04.02.2007 “Për masën, kriteret dhe procedurat e përfitimit të një pakete të veçantë Higjeno-Sanitare për invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë”, i ndryshuar.
  • VKM nr.277, datë 13.06.1997 “Për përfitimet nga statusi i të verbërit”, i ndryshuar.
  • VKM nr.869, datë 18.06.2008 ‘Për zbatimin e ligjit nr.7889 datë 14.12.1994 “Statusi i invalidit”, i ndryshuar.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjensinë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër,për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive.

  • për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
  • datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
    Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.