Shpallje për lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë në shërbimin civil, kategoria e ulët dhe e mesme drejtuese

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr.242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” të ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese për pozicionin:

Përgjegjës, Sektori Planifikimi Strategjik, Standarteve dhe Monitorimi për Shërbime Sociale dhe Shëndet Publik, Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Rinisë, Strehimit dhe Shëndetit Publik,kategoria III-2

Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALE DHE NGRITJE NË DETYRË) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE: 30 Prill 2026
Data e dorëzimit të dokumentave:
NGRITJE NË DETYRË: 06 Maj 2026

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

Drejton dhe koordinon aktivitetet e sektorit të Planifikimit Strategjik, Standarteve dhe Monitorimit për Shërbimet sociale dhe Shëndetin Publik;
Koordinon dhe lehtëson përgatitjen dhe përditësimin e dokumenteve strategjik të shërbimeve sociale në territorin e Bashkisë, në zbatim të legjislacionit në fuqi dhe në zbatim të strategjive kombëtare dhe vendore;
Identifikon nevojat për shërbime të kujdesit shoqëror në terrritorin në juridiksionin e bashkisë;
Siguron drejtimin strategjik të sektorit duke zhvilluar, përmirësuar dhe zbatuar në vazhdimësi procedurat e drejtorisë dhe siguron njohjen dhe zbatimin e tyre nga specialistët në funksion të hartimit të politikave dhe programeve të fushës së përgjegjësisë;
Mbështet aktivitetet e Qendrave Komunitare “Për Familjen”, për të arritur përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara kundrejt komunitetit në nevojë, bazuar në vlerësimin e nevojave dhe prioriteteve strategjike, për organizimin e strukturave të shërbimeve sociale;
Bashkërëndon, monitoron dhe vlerëson marrëveshjet e bashkëpunimit me donatorët dhe partnerët e shoqërisë civile, si dhe monitoron aktivitetet në Qendrat Komunitare “Për Familjen”, në zbatim të projekteve dhe marrëveshjeve me organizatat partnere dhe donatorët;
Organizon dhe koordinon tryezat konsultative periodike me partnerët e shoqërisë civile, aktive në territorin e Bashkisë së Shkodrës;
Merr pjesë në hartimin e projekt planit social si dhe në përgatitjen e Programit Buxhetor Vjetor dhe afatmesëm përkatës, për miratim në Këshillin Bashkiak;
Planifikon buxhetin e drejtorisë, si dhe kontrollon shpërndarjen sipas zërave;
Harton dhe zbaton sistemin e treguesve për matjen e përformancës, në të cilin përfshihen edhe tregues të aspektit gjinor;
Koordinon përgatitjen e raportimeve periodike narrative e financiare të realizimit të aktiviteteve, relacionet dhe dokumentacionet e tjera, në mënyrë që të arrihen qëllimet dhe objektivat e përgjegjësive të sektorit, si dhe përditësimin e gjeoportalit të transparencës;
Organizon dhe koordinon aktivitetet dhe fushatat ndërgjegjësuese për shërbimet e kujdesit shoqëror, promocionin dhe edukimin shëndetësor;
Nxit dhe mbështet përqasjen multisektoriale të ofrimit të shërbimeve, në bashkëpunim me institucionet e tjera sociale, arsimore, shëndetësore në territor, me qëllim mbulimin sa më të plotë të popullsisë dhe territorit me shërbime sociale dhe shërbim shëndetësor parësor në varësi të nevojave dhe interesit të komunitetit;
Ideon, harton dhe publikon informacionet, materialet e aktiviteteve promovuese të drejtorisë, për komunitetin, median vizive, të shkruar, sociale, etj.;
Koordinon administrimin e objekteve të shërbimit të kujdesit shëndetësor, në pronësi të Bashkisë Shkodër;
Merr masa për të siguruar shërbime të kujdesit shëndetësor parësor për popullatën brenda juridiksionit të Bashkisë, duke dhënë një kontribut aktiv në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të komuniteteve, përmes organizimit të programeve të përbashkëta të promocionit shëndetësor me NJVKSH-të;
Fuqizon bashkëpunimin midis Operatorit dhe NJQV lidhur me koordinimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale që ofrohen në nivel Bashkie me ato që ofrohen në nivelin e qendrave të kujdesit shëndetësor.

I- LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a-Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III ;
b-Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c-Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo“Master profesional” të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike, ose të barasvlefshme me të, në Shkencat Mjekësore, Dega Shëndet Publik.
  2. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
  3. Të kenë të paktën 5 vjet përvojë pune në këtë fushë.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për lëvizje paralele
  2. Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  4. Çertifikatë personale
  5. Çertifikatë familjare
  6. Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master).
  7. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  8. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  9. Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  10. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  11. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
  13. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 30.04.2026.

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar), për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual, paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ”, i ndryshuar,
Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar
Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar;
Ligjin nr.121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Ligjin nr.10138, datë 11.05.2009 “Për Shëndetin Publik”, i ndryshuar.
Ligjin nr.10107, datë 30.03.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët për dokumentacionin e dorëzuar do të vlerësohen në total me 40 pikë të ndara:
a-20 pikë për përvojën,
b-10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën,
c-10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).

II- NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe ngritjes në detyrë nga jashtë shërbimit civil.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

a-Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë IV;
b-Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c-Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

a-Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo“Master profesional” të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike, ose të barasvlefshme me të, në Shkencat Mjekësore, Dega Shëndet Publik.
b-Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
c-Të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune në këtë fushë.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

  1. Kërkesë për ngritje në detyrë
  2. Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  4. Çertifikatë personale
  5. Çertifikatë familjare
  6. Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master).
  7. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  8. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  9. Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  10. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  11. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
  13. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 06.05.2026.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar), për shkaqe te moskualifikimit.
Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual, paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse.

2.4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILTË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ”, i ndryshuar,
Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar
Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar;
Ligjin nr.121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Ligjin nr.10138, datë 11.05.2009 “Për Shëndetin Publik”, i ndryshuar.
Ligjin nr.10107, datë 30.03.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët e shpallur fitues nga verifikimi paraprak do të vlerësohen në lidhje me:

Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimit, përvojës e të trajnimeve të lidhura me fushën;
Vleresimin me shkrim;
Intervistën e strukturuar me gojë;

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritje në detyrë për kategorinë e ulët drejtuese dhe të mesme drejtuese, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për fazat e mëtejshme të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë.

  • për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
  • datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
    Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.