Në mbështetje të ligjit nr.89/2022, datë 22.12.2022 “Për Policinë Bashkiake” Kreu III, neni 12 dhe 23 “Pranimi, formimi dhe përfundimi i marrëdhënieve të punës”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.452, date 26.07.2023 “Për miratimin e rregullores kuadër të Policisë Bashkiake”,
Bashkia Shkodër, në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit të kandidatëve për pranim në Policinë Bashkiake pranë Bashkisë Shkodër, për përmbushjen e kushteve të pranimit dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e testimit me shkrim për vendet e lira në Policinë Bashkiake për pozicionet:
1 (një) Inspektor, Sektori i Kontrollit e Mbrojtjes së Territorit, Policia Bashkiake.
1 (një) Inspektor, Sektori i Qarkullimit, Policia Bashkiake.
Kandidatë të kualifikuar janë:
- Arvit Boriçi
Testimi me shkrim do të bëhet pranë ambjenteve të Bashkisë Shkodër me datë 29.01.2025 ora 15: 00.
Kandidatët ditën e testimit duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti.