Çdo person që është në moshën mes 15 dhe 64 vjeç (përjashtuar personat që janë joaktivë si nxënësit, studentët, invalidët, etj.) bëjnë pjesë në forcen punëtore. Marrëdhënia e punës ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit janë të rregulluara nga kontrata e punës, në bazë të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 153/2013 “Për punësimin civil”. Për tremujorin e parë të vitit 2017, rezulton se numri i të punësuarve në Bashkinë Shkodër është 25,058 persona, nga të cilat 8,021 janë në sektorin publik dhe 17,037 në sektorin privat. Numri më i madh i të punësuarve është në qytetin e Shkodrës, ndjekur nga njësia administrative Rrethina. Ndërsa njësitë administrative me numrin më të ulët të punësimit janë Postriba, Pulti, Shalë dhe Shosh.
Struktura e punësimit sipas sektorëve për vitin 2017 është si vijon:
- 28% në sektorin publik;
- 72% në sektorin privat.
Bazuar në të dhënat paraprake të marra nga Drejtoria Rajonale e Punësimit Shkodër për vitin 2017.
Emërtimi | Gjendja | në fund | të muajit | Sipas | grup | moshave | Sipas | nivelit | arsimor | ||||||||
Gjithsej | Femra | K/familjar | deri 19 vjeç | 20-24 vjeç | 25-29 vjeç | 30-34 vjeç | 35-39 vjeç | 40-44 vjeç | 45-50 vjeç | mbi 50 vjeç | më pak se fillor | fillor | 9 vjeçar | mesëm i përgj | mesëm prof | universitar | |
Punëkërkues të papunësuar gjithsej | 4,648 | 2,249 | 2,140 | 178 | 393 | 258 | 242 | 295 | 492 | 813 | 1,977 | 59 | 226 | 2,439 | 1,055 | 596 | 273 |
Në vitin 2018 rezulton se janë të regjistruara si punëkërkuese të papuna 2,249 gra, ose 48% e totalit të të papunëve të regjistruar.