Shpallje e Fazës së dytë të Konkursit për vendet vakante në pozicionin instrumentist pranë Orkestrës Frymore të Qendrës Kulturore “Pjeter Gaci”, Bashkia Shkodër.

Në mbështetje të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, Ligji nr. 10352 datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, VKB nr. 76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër”, i ndryshuar

Për të plotësuar pozicionet vakante që të sigurohet mbarëvajtja e veprimtarisë së Orkestrës Frymore, Bashkia Shkodër shpall fazën e dytë të konkursit për pozicionet e instrumentistëve , si me poshte:

4 pozicione si Instrumentist në Orkestrën Frymore në profilet si më poshtë:

  • 1 pozicion Bastube
  • 1 pozicion Kasa (perkursion)
  • 1 pozicion Perkursion (triangolo, etj)
  • 1 pozicion Tambure militare

Kërkesa te përgjithshme të pozicionit:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; 
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese si dhe i përkushtuar pas punës;
  • Të ketë një sjellje korrekte duke respektuar etikën e punës;
  • Të kryejë cdo detyrë që i ngarkohet nga eprorët në të mire të punës.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkese aplikimi ;
  • Fotokopje e kartës së identitetit;
  • Çertifikatë familjare + personale;
  • Kopje te jeteshkrimit;
  • Diplome te shkolles se mesme ose te larte (fotokopje).

Dokumentat duhet te dorezohen tek Zyra me Nje Ndalese brenda dates 20.02.2025.

Audicionet do të zhvillohen me datë 20.02.2025, ora 10.00 në ambjentet e Teatrit “Migjeni”.

Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve:

Instrumentistët do të vleresohen në total me 100 pikë, të cilat do të jenë të shpërndara si më poshtë vijon:

– 20 pike-vleresohet eksperienca dhe pjesemarrja në trupa artistike të këtij niveli për mbi 10-vjet.

– 80 pike -vleresim ne total per performancen interpretative ku perfshihet:ritmi,intonacioni,cilesia e tingullit,lexim parti etj. Kandidatët fitues do të renditen sipas numrit të pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për tu emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marrë më shumë pikë.