Në mbështetje të të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Premte datë 29 Dhjetor ora 15:00, me rend dite si më poshtë:
- Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Nëntor 2023”.
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e nivelit të bursave për nxënësit e viteve të para, të dyta e lart të shkollave të mesme për vitin 2023-2024”
- Pr/ Vendim: “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKB nr.1 date 22.01.2016 për taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë Shkodër”, të ndryshuar.
- Pr/ Vendim: “Për një ndryshim në VKB nr.71, datë 27.12.2022 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2023 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2023-2025 të bashkisë së Shkodrës”, të ndryshuar: dhe “Për një ndryshim dhe shtesë në VKB nr.12 datë.20.07.2023 “Miratimin e nivelit të pagave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë”
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e buxhetit 2024 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2024-2026 të Bashkisë Shkodër”.
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e kalendarit të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2025-2027 dhe buxhetit vjetor 2025”.
Grafiku i mbledhjeve të komisioneve
Nr. | Komisione | Dita | Data | Ora |
1 | Komisioni i Rinisëdhe Sportit/ Komisioni i Kulturës dhe Trashëgimisë | E marte | 26/12/2023 | 10:00 |
2 | Komisioni i Shëndetësisë, Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit/ Komisioni i Bujqesisë, Menaxhimit të Ujrave dhe Mbrojtjes së Mjedisit | E marte | 26/12/2023 | 11:30 |
3 | Komisioni i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit/ Komisioni i Planifikimit dhe Zhvillimit tëTerritorit | E marte | 26/12/2023 | 13:00 |
4 | Komisioni i Arsimit/ Komisioni i Shërbimeve Publike | E marte | 26/12/2023 | 14:30 |
5 | Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes Civile | E marte | 26/12/2023 | 16:00 |
6 | Komisioni i Shërbimeve Sociale / Komisioni i Barazisë Gjinore | E merkure | 27/12/2023 | 10:00 |
7 | Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike/ Komisioni për Çështje Ligjore | E merkure | 27/12/2023 | 13:30 |