Njoftim për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Mërkurë datë 06.11.2024 ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Shtator 2024”.
  2. Pr/ Vendim: “Për një shtesë dhe ndryshim në VKB nr.55, datë 29.12.2024 “Për miratimin e buxhetit te vitit 2024 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2024-2026 të Bashisë Shkodër”të ndryshuar.
  3. Pr/ Vendim: “Për caktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë dhe në sheshe, në territorin e Bashkisë Shkodër”.
  4. Pr/ Vendim: “Për një ndryshim në VKB Nr.8 datë 31.01.2024, Për një shtesë plani dhe ndryshim në buxhetin e Bashkisë Shkodër për “Projektin Hold On- nxitja e aksesit në mbështetjen e shëndetit mendor për të rinjtëˮ.
  5. Pr/ Vendim: “Për një ndryshim dhe shtesë në VKB Nr.5 dt:05.01.2022 “Për miratimin e rrjetit të linjave dhe tarifës së biletave të transportit qytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve për periudhën afatmesme 2022-2024 në Bashkinë Shkodër”
  6. Pr/ Vendim:“Për saktësim dhe përditësimin e të dhënave të pjesshme të VKK Postribë nr.13 datë 09.06.2005 “Miratimi i inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në Komunën Postribë” miratuar me VKM-në nr.477 datë 29.06.2011 “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshe publike, shtetërore që transferohen në pronësi ose në përdorim të Komunës së Postribës, Qarkut Shkodër”, për pasurinë me nr.33/7 Qendra Shëndetësore Mes dhe për pasurinë me nr.33/6, Komuna Postribë”.
  7. Pr/ Vendim:“Për miratimin e Rregullores për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për vendosjen e veprave të artit publik, në territorin e Bashkisë Shkodër ”.
  8. Pr/ Vendim:“Për miratimin e dhënies me qira/përdorim të sipërfaqes 0.320 ha në Ekonominë Pyjore “Pruemos Sheldi”, ngastra 104, Nj.A.Gur i Zi, fshati Sheldi, për aktivitetin instalim të shtyllës erëmatëse, aerogjeneratorë për një periudhë 12 muaj për shoqërinë “Voltalia ALBANIE”
  9. Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe StrehimiE Hënë04/11/202410:00
2Komisioni i BuxhetitE Hënë04/11/202410:30
3Komisioni i Bujqsisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave dhe Mbrojtjes së Mjedisit.E Hënë04/11/202411:00
4Komisioni i Kulturës dhe TrashëgimisëE Hënë04/11/202412:00
5Komisioni i Ligjeve, Komisioni i Shërbimeve PublikeE Hënë04/11/202413:00
Njoftimi i mbledhjes.