Ftesë e hapur për aktivitetin SHKODRA N’FESTE

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin SHKODRA N’FESTE

Përshkrimi i projektit:
Për festat e fundvitit , aktiviteti SHKODRA N’FESTE është një projekt gjithe përfshirës dhe i zgjatur për gjithë muajit dhjetor duke ofruar aktivitete artistike, festive dhe dëfryese.
Në sheshin pranë Bashkisë Shkodër do të vendosen disa shtëpiza të vogla druri të cilat ofrojnë shërbime dhe atraksione të ndryshme artistiko-kulturore për qytetarët dhe turistët që zgjedhin qytetin tonë për të kaluar festat e fundvitit.
Sheshi pranë Bashkisë Shkodër përgjatë muajit dhjetor do të kthehet në vendin më festiv të qytetit, përmes koncerteve, ku I pari starton në fillim dhjetori dhe të tjërët gjatë gjithë muajit në ditë të ndryshme.
Në këtë projekt duhet të përfshihen të rinjtë, por edhe profesionistët duhet te jenë pjesë e këtyre aktiviteteve, me performanca të grupeve të ndryshme muzikore në minikoncerte, kërcimtarë, animatorë, hapësira argëtimi për fëmijët etj.
Aktivitetitet kulturore artistike te projektit SHKODRA N’FESTE do të mbahen për gjatë gjithë muajit dhjetor 2024.

Qëllimi i projektit:

  1. Krijimi i atmosferës festive për festat e fundvitit.
  2. Tërheqja e turistëve në vendin tonë.
  3. Pasurimi i jetës artistike dhe kulturore në Bashkinë Shkodër gjatë fundvitit.

Aplikimi:

  1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko – kulturore;
  2. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
  3. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 27/ 09 /2024
Data e fundit e aplikimeve 11/ 10/ 2024
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 14/10/2024
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 15/10/2024.
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftesë, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

Fondi limit është 7.000.000 lekë

Kriteret e kërkuara:

  • Operatori që merr përsipër realizimin e aktiviteteve të fundvitit, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve artistiko-kulturore.
  • Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla;
  • Vlerësohet cilësia e projektit.

Kritere të tjera:

  • Aktivitetet e fundvitit do të mbahen në qytetin e Shkodrës dhe ato do të zgjasin për gjatë një muaji.
  • Atmosfera festive duhet të zgjasë përgjatë gjithë ditëve që do të mbahen këto aktivitete, duke respektuar oraret e pushimit.
  • Aktivitetet artistike janë të lira dhe në të duhet të përfshihen të rinj, profesionistë dhe artiste të mirënjohur të skenës kombëtare dhe ndërkombëtar
  • Duhet të përfshijë dhe dekorimin e një pjesë të qytetit.
  • Duhet të ketë patjetër koncert natën e Krishtlindjeve dhe natën e ndërrimit të viteve.

Shkarko formularin.