Ftesë e hapur

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin “Trofeu Gilman Bakalli”

Përshkrimi i projektit:

Projekti “Trofeu Gilman Bakalli” parashikon organizimin e një gare me biçikleta malore (MTB), në një itinerar të përshtatshëm që evidenton peizazhin, resurset natyrore dhe potencialin turistik të territorit të Bashkisë Shkodër. Aktiviteti synon të bashkojë çiklistë të kategorive të ndryshme, klube sportive dhe të apasionuar pas çiklizmit malor, duke ofruar një garë të organizuar sipas standardeve teknike dhe të sigurisë.
Gara duhet të përfshijë përcaktimin dhe sinjalizimin e itinerarit, menaxhimin teknik të pjesëmarrësve, asistencën mjekësore, masat e sigurisë, gjykimin profesional dhe promovimin e aktivitetit. Nëpërmjet ndërthurjes së sportit me natyrën, projekti synon të prezantojë zonat ku zhvillohet gara si destinacione të përshtatshme për aktivitete sportive dhe turistike

Qëllimi i projektit:

Thirrja e hapur ka për qëllim përzgjedhjen e një subjekti të përshtatshëm për organizimin dhe realizimin e aktivitetit “Trofeu Gilman Bakalli”, me synim:
promovimin dhe zhvillimin e çiklizmit malor;
nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjve dhe sportistëve në aktivitetet MTB;
promovimin e aktivitetit fizik dhe të një stili të shëndetshëm jetese;
promovimin e territorit, peizazhit dhe pasurive natyrore të Bashkisë Shkodër;
zhvillimin dhe promovimin e turizmit sportiv dhe atij të aventurës;
rritjen e vizibilitetit të zonave rurale dhe malore si destinacione për aktivitete në natyrë;
krijimin e një aktiviteti të qëndrueshëm dhe të përsëritshëm në kalendarin sportiv e turistik të Bashkisë Shkodër;
nderimin e figurës dhe kontributit të Gilman Bakallit nëpërmjet një aktiviteti sportiv me interes publik.

Aplikimi:

  1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    a) Çdo shoqatë sportive e regjistruar në regjistrin e OJF-ve, person fizik apo juridik dhe ka ne fushë të veprimtarisë zhvillimin e sportit.
  2. Kërkesa për mbështetje financiare
  3. Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  4. Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  5. Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  6. Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  7. Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  8. IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  9. Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës nëse ka)
  10. Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  11. Letër mbështetje nga federata shqiptare në të cilën është anëtare;
  12. Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
  13. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 01/10/2026
Data e fundit e aplikimeve 15/10/2026
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 19/10/2026
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 19/10/2026
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftesë, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

Fondi limit është 1,000.000 lekë

Kriteret e kërkuara:

Operatori/shoqata që aplikon për realizimin e aktivitetit, duhet të ketë eksperiencë në zhvillimin e aktiviteteve sportive të këtij lloji të paktën 5 vite.
Operatori/shoqata duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në aktivitete sportive të tilla ose të ngjashme;
Vlerësohet cilësia e projektit.
Shoqata nuk është degë/zyrë e organizatave dhe fondacioneve ndërkombëtare, dhe organizatat të tjera ndërkombëtare jo-fitimprurëse të regjistruara për të punuar në Shqipëri;
Shoqata nuk është subjekt i ndonjë konflikti të interesit, sikurse parashikuar në dispozitat e Ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005, i ndryshuar “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Më konkretisht, përjashtohen nga vlerësimi ato projekte, në të cilat: Drejtori ekzekutiv, anëtarët e bordit apo personat e planifikuar për tu përfshirë në projekt janëtë punësuar në bashkinë apo institucionet e saj të vartësisë në të cilën aplikohet, në pozicionet: Zyrtari i nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues sipas legjislacionit të shërbimit civil si dhe anëtari Këshillit Bashkiak, anëtar i kabinetit të Kryetarit të Bashkisë.

Kritere të tjera:

Aktiviteti duhet të zgjasë 3 ditë dhe të ketë pjesëmarrje ndërkombëtare të të gjitha moshave
Operatori/shoqata merr përsipër mbështetjen teknike dhe organizative në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Sportit përkatës.
Aktiviteti duhet të zhvillohet në territorin e qytetit të Shkodrës.

Formular aplikimi.