Ftesë e hapur

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin “Kupa Asim Belinovi”

Përshkrimi i projektit:

Projekti “Kupa Asim Belinovi” parashikon organizimin e një aktiviteti sportiv në disiplinën e peshëngritjes, me pjesëmarrjen e sportistëve dhe klubeve nga vendi dhe rajoni. Aktiviteti do të zhvillohet sipas kategorive të përcaktuara të moshës dhe peshës, në përputhje me rregulloret teknike të federatës përkatëse.
Organizimi duhet të sigurojë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme sportive, peshimin dhe regjistrimin e garuesve, gjykimin profesional, asistencën mjekësore, masat e sigurisë dhe promovimin e aktivitetit. Kupa do të krijojë një hapësirë konkurrimi për sportistët, evidentimin e talenteve të reja dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet klubeve, trajnerëve dhe pjesëmarrësve

Qëllimi i projektit:

Thirrja e hapur ka për qëllim përzgjedhjen e një subjekti të përshtatshëm për organizimin dhe realizimin e aktivitetit “Kupa Asim Belinovi” në peshëngritje, me synim:
promovimin dhe zhvillimin e sportit të peshëngritjes;
rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve dhe të rinjve në këtë disiplinë sportive;
krijimin e mundësive për konkurrim dhe përmirësimin e nivelit sportiv të pjesëmarrësve;
evidentimin dhe mbështetjen e talenteve të reja;
forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sportistëve, trajnerëve dhe klubeve pjesëmarrëse;
promovimin e vlerave të disiplinës, përkushtimit, respektit dhe lojës së ndershme;
ruajtjen dhe vijimin e traditës së peshëngritjes shkodrane;
nderimin e figurës dhe kontributit të Asim Belinovit në zhvillimin e këtij sporti;
pasurimin e kalendarit sportiv të Bashkisë Shkodër.

Aplikimi:

  1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    a) Çdo shoqatë sportive e regjistruar në regjistrin e OJF-ve, person fizik apo juridik dhe ka ne fushë të veprimtarisë zhvillimin e sportit.
  2. Kërkesa për mbështetje financiare
  3. Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  4. Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  5. Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  6. Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  7. Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  8. IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  9. Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës nëse ka)
  10. Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  11. Letër mbështetje nga federata shqiptare në të cilën është anëtare;
  12. Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
  13. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 01/10/2026
Data e fundit e aplikimeve 15/10/2026
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 19/10/2026
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 19/10/2026
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftesë, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

Fondi limit është 600,000 lekë

Kriteret e kërkuara:

Operatori/shoqata që aplikon për realizimin e aktivitetit, duhet të ketë eksperiencë në zhvillimin e aktiviteteve sportive të këtij lloji të paktën 5 vite.
Operatori/shoqata duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në aktivitete sportive të tilla ose të ngjashme;
Vlerësohet cilësia e projektit.
Shoqata nuk është degë/zyrë e organizatave dhe fondacioneve ndërkombëtare, dhe organizatat të tjera ndërkombëtare jo-fitimprurëse të regjistruara për të punuar në Shqipëri;
Shoqata nuk është subjekt i ndonjë konflikti të interesit, sikurse parashikuar në dispozitat e Ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005, i ndryshuar “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Më konkretisht, përjashtohen nga vlerësimi ato projekte, në të cilat: Drejtori ekzekutiv, anëtarët e bordit apo personat e planifikuar për tu përfshirë në projekt janëtë punësuar në bashkinë apo institucionet e saj të vartësisë në të cilën aplikohet, në pozicionet: Zyrtari i nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues sipas legjislacionit të shërbimit civil si dhe anëtari Këshillit Bashkiak, anëtar i kabinetit të Kryetarit të Bashkisë.

Kritere të tjera:

Aktiviteti duhet të zgjasë 3 ditë dhe të ketë pjesëmarrje ndërkombëtare të të gjitha moshave
Operatori/shoqata merr përsipër mbështetjen teknike dhe organizative në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Sportit përkatës.
Aktiviteti duhet të zhvillohet në territorin e qytetit të Shkodrës.

Formular aplikimi.